Detaje të reja janë zbardhur nga atentati i regjistruar pasditen e sotme në lagjen “28 Nëntori” në Elbasan, ku mbeti i vrarë 39-vjeçari Emiljano Ramazani.
Pas shuarjes së flakëve të automjeti të gjetur në fshatin Vidhas, mësohet se zjarrfikësist kanë gjetur dy armë zjarri të tipit kallashnikov.
Dyshohet se ato iu përkasin autorëve, me të cilat kanë qëlluar ndaj Emiljano Ramazanit duke e lënë të vdekur në vend.
Armët e gjetura janë dërguar në laboratorin kriminalistik për ekzaminime të mëtejshme.
Shërbimet e policisë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për larje hesapesh, pasi dyshohet se Emiljano Ramazani dyshohet se është përfshirë në ngjarjet e fundit kriminale të ndodhura së fundmi në qytetin e Elbasanit.
/En.Br./Fjala.al