Drejtoresha e ISHP: Situata alarmante, lokalet nuk u mbyllën pa arsye

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico tregon se situata e COVID-19 në sipatale është alarmante.

Dita e sotme është dita me numrin më të lartë të të infektuarve në vend pasi janë regjistruar 199 persona të prekur nga koronavirusi.

Fico është shprehur se sitemi shëndetësor është në alert për shkak të shifrave të larta  që janë regjistruar ditën e sotme.

Në një intervistë për News24 drejtoresha e ISHP-së ka gjetur rastin për ti bërë thirrje të gjithë qytetarëve  për të respektuar masat e sigurisë dhe për të shmangur grumbullimet.

Ndër të tjera Fico ka folur edhe për ligjin e ri i cili nuk lejon grumbullimet në lokalet e natës duke e parë këtë masë si të domosdoshme dhe u ka bërë thirrje qytetarëve të drejtohen për çdo problem tek mjeku i familjes.

Sipas saj ky akt normativ ka ardhur i detyruar si pasojë e shkeljes së rregullave dhe mos respektimit të masave të sigurisë.

“Të mos harrojmë që numrat e infeksionit janë rritur. Një nga vektorët e këtij sektori janë persona që frekuentojnë lokalet. Puna e muzikës ka diskutim, si për plazhet. Muzika është parë si aspekt që grumbullon, jo si element që duhet luftuar. Në kohë COVID-19 ne kemi më shumë nevojë për hapësira artistike. Këto janë elemente sociale që sjellin grumbullime. Por ne jemi targetuar për shmagien e grumbullimeve. Le të jemi të durueshëm. Unë vetë vij nga një shtëpi artistësh, janë një grup që e ndjejnë emocionalisht, por ta mendojnë si një masë shtrënguese nga zori, jo nga qejfi. Kjo ka dhe një arsye. Nëse do ishte për të mërzitur njerëzit, dhe sidomos ato që i duam përzemërsisht, por në pandemi, në gjithë botën ka masa që vendosen.Nëse ne sillemi në këtë mënyrë do të ishte më mirë”-tha Fico

Lexo edhe :  Shqipëria mori dritën jeshile nga BE, reagon Kryeministri Rama

/Ra.My. Fjala.al/

Të fundit

“Logjikë nën nivelin e një 12-vjeçari”, Rama reagon pas gjyqit me Bashën

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi ditën e sotme Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë ka hedhur poshtë...

Geert Wilders rrëzon qeverinë holandeze, donte pushtet, por s’dinte si të qeveriste

Nga Koen Vossen* Në fillim të këtij muaji, Geert Wilders vendosi se kishte ardhur fundi. “Asnjë firmë për planet tona për azilin. Asnjë ndryshim në...

Periudha e vështire pas BBV/ Ish-banorja ‘hap’ zemrën: Kam qenë shumë keq

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 3, Xheneta Fetahu, ka ndarë me ndjekësit një rrëfim të ndjerë për gjendjen e saj emocionale pas daljes...

Pajtohen Monika Kryemadhi e Romeo Kara, GJKKO pushon padinë e juristit për shpifje

GJKKO ka pushuar padinë për shpifje që juristi Romeo Kara kishte bërë ndaj deputetes së Partisë së lirisë, Monika Kryemadhi. Duket se juristi dhe Kryemadhi...

Temperaturat në rritje/ Ja si të kesh shtëpi më të freskët, pa kondicioner

Temperaturat e larta janë një nga problemet më të mëdha të stinës së verës, veçanërisht kur shtëpia duket po aq e nxehtë sa ambienti...

Lajme të tjera

Web TV