Murrizi: Ndryshimet kushtetuese s’prekin “5 qershorin”, grupi im nuk e voton

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në mbarim të mbledhjes së Këshillit Politik, Myslim Murrizi është shprehur për mediat se ekspertët ligjor garantuan se nuk do të preket asgjë nga marrëveshja e 5 qershorit nëse do të votohen ndryshimet kushtetuese në 30 korrik.

Ndër të tjera ai është shprehur se , e vetmja nismë ligjore që ka deformuar demokracinë në Shqipëri, është 21 prilli i vitit 2008, kur shqiptarëve iu mohua e drejta e zgjedhjes.

“Pati debat për gardhin, se nuk kemi për cfarë debatojmë aty. Ekspertët thanë se edhe nëse më 30 votohen ndryshimet kushtetuese nuk preket asgjë nga marrëveshja e famshme e qershorit. Kështu që nuk shoh pse nuk vijnë, cfarë kanë, që të na mbushin mendjen edhe neve.

E vetmja nismë ligjore që ka deformuar demokracinë në Shqipëri, është 21 prilli i 2008, që shqiptarëve iu është mohuar e drejta e zgjedhjes. Shqiptarët janë kthyer thjesht në votues, jo zgjedhës. Kështu që ndryshimet rregullojnë demokracinë, votën, aq sa mundet në Shqipëri.

Grupi jonë parlamentar për marrëveshjen e 1 qershorit është shprehur me firmë se nuk e voton. Ata janë gjithë kohën bashkë, vetëm orari i gjumit i ndan”, tha Murrizi. /Ra.My. Fjala.al/

Të fundit

SHBA ndërton ‘bishën’ Frankenjet, avioni luftarak ngrihet nga rrënojat e F-35 dhe AF-27

Forcat Ajrore Amerikane kanë blerë një lloj të ri avioni luftarak, unik në botë. Ai është i ashtuquajturi "Frankenjet",...

Zbulimi shokues në pikën më të thellë të detit Jon

Një ekspeditë shkencore në pikën më të thellë të Mesdheut në Detin Jon ka zbuluar një realitet shqetësues: mbetjet njerëzore kanë depërtuar deri në...

Thirrja e Trump/ Ndaloni ndërrimin e orës, është shumë e kushtueshme!

Donald Trump ka risjellë propozimin e tij për të bërë të përhershme kohën e kursimit të ditës, duke sugjeruar që të shtohet një orë...

Skandal në Itali/ 12 futbollistë të Serisë A, pjesë e skemës së basteve të paligjshme

Futbollin italian është përfshirë në një skandal të madh pas një hetimi të thelluar të Prokurorisë së Milanos, që ka zbuluar një rrjet të...

Dyfishohen të ardhurat nga qiradhënia e pasurive të sekuestruara, 50 mln lekë për 3 muaj

Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara ka raportuar një rritje të ndjeshme të të ardhurave për 3-mujorin e parë të vitit...

Lajme të tjera

Web TV