Meta takon komandantin e FSK-së: Kosova meriton të jetë sa më parë anëtare e NATO-s

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka zhvilluar sot një takim me komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjeneral Leitnant Rrahman Rama.

Pas takimit, në një postim në rrjetet sociale, kreu i shtetit shkruan se Kosova e meriton plotësisht të jetë sa më parë anëtare e NATO-s, dhe do të ketë mbështetjen e pakursyer të Shqipërisë në këtë drejtim, ashtu si në të gjitha fushat me interes reciprok e kombëtar.

Postimi i plotë:

Prita sot në një takim vëllazëror, Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjeneral Leitnant Rrahman Rama.

Ndamë mendime tepër të vyera në lidhje me domosdoshmërinë e forcimit të bashkëpunimit mes forcave tona të armatosura, me qëllim përballimin me sukses të sfidave të sigurisë kombëtare që parashtron koha, në funksion të paqes e stabilitetit në rajonin tonë.
Kosova e meriton plotësisht të jetë sa më parë anëtare e NATO-s, dhe do të ketë mbështetjen e pakursyer të Shqipërisë në këtë drejtim, ashtu si në të gjitha fushat me interes reciprok e kombëtar.

I shpreha mirënjohjen e thellë, për sakrificat dhe solidaritetin vëllazëror, gatishmërinë e pashoq dhe profesionalizmin e jashtëzakonshëm të treguar nga FSK dhe Kosova jonë e dashur ndaj Shqipërisë, që në momentet e para pas tërmetit të 26 nëntorit 2019. ??❤️??

/En.Br./Fjala.al

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/posts/3190732247639693?__xts__[0]=68.ARBXvOUgB5QAuPjI2o0HjMu0RyhJJoQ5gCKhH-BhVvBRjhy3eNDrlV-RW3leM4aL0sYvbAt3ActDNB2nOHxvAwTpWcVpXgwoQTIcHbS2ws463tl-iXtryc5jNXVWzDGVsQRzuVLoF9Xq_zW4BLkGwLsiCe8rZYivXivi1vALEe3F90-QaJsaSSipJMEe7hcYnoMSGTg7XS8ocAAOr4aCJHpXje6TZxVAw3QC75PkR5WupW13n3MSaH3HuCRy2kyKDAkZHLT4e17LxtxWfCnDdW_f_ZETUx4wV3-7QNs8F8tJd-hP6EaXMeaNhQQYozyycDTC_Bs3_srJe8Kvyj_87tcz3VL5&__tn__=-R

 

Të fundit

Njëshi, send i kotë!

Nga Frrok Çupi Një anëtar i lëvizjeve terroriste anti-shqiptare greke, i dënuar për vrasjen e ushtarakëve shqiptarë dhe për përdhosje...

Policia gjen pronarin nga Fieri që mbante luan në shtëpi. 52 vjeçari: Më ngordhi!

Policia e Fierit ka proceduar në gjendje të lirë një 52-vjeçar të identifikuar si Altin Ajdini nga Zharrëzi i Fierit. Bëhet fjalë për rastin...

Çfarë ndodh me organizmin nëse nuk pini kafe për 1 muaj

Studimet e shumta kanë treguar se kafeja dhe konsumimi i lartë i kafeinës mund të kenë efekte negative në trup dhe madje të ndikojnë...

Ekspertja e ekonomisë: Më parë talleshin…, sot të konsumosh djathë është luks

Sipas raportit që ka nxjerrë INSTAT është parë që gjatë muajit Mars ka pasur një rritje të çmimeve. Ekspertja e ekonomisë Romina Radonshiqi në studion e...

Michelle Obama thyen heshtjen për thashethemet mbi divorcin me Barack

Michelle Obama i ka hedhur poshtë lajmet për një divorc mes saj dhe Barack. Ish-Zonja e Parë e SHBA-ve ka thyer heshtjen për arsyen pse...

Lajme të tjera

Web TV