Opozita e Bashkuar: Të gatshëm të vijojmë dialogun, ja rruga e vetme për të ruajtur konsensusin e arritur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas miratimit në Kuvend të marrëveshjes së 5 Qershorit për reformën zgjedhore, ka ardhur një reagim zyrtar nga opozita jashtëparlamentare.

Opozita shprehet se miratimi i sotëm i marrëveshjes së 5 Qershorit pa ndryshime, dhe pa ndryshime kushtetuese të njëanshme që e minojnë atë, si dhe vijimi i dialogut politik mes palëve, është rruga e vetme për të ruajtur konsensusin e arritur.

Ajo shton më tej se ky është qëllimi i Opozitës së Bashkuar, që nga 14 Janari dhe duhet të jetë qëllimi i përbashkët i të gjitha partive politike në Shqipëri, si e vetmja mënyrë për garantimin e një klime normale politike para zgjedhjeve dhe procesin e integrimit në BE.

Opozita e Bashkuar thekson se është e gatshme të vijojë dialogun në mirëbesim dhe me seriozitet, për çdo çështje tjetër, pa cënuar rezultatet e Marrëveshjes së 5 Qershorit.

DEKLARATË E KOALICIONIT TË OPOZITËS SË BASHKUAR

Miratimi i sotëm i Marrëveshjes së 5 Qershorit pa ndryshime, dhe pa ndryshime kushtetuese të njëanshme që e minojnë atë, si dhe vijimi i dialogut politik mes palëve, është rruga e vetme për të ruajtur konsensusin e arritur, që është mbajtur shënim nga partnerët dhe shton shanset për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Ky është qëllimi i Opozitës së Bashkuar, që nga 14 Janari, ku jemi angazhuar në mirëbesim në Këshillin Politik. Ky duhet të jetë qëllimi i përbashkët i të gjitha partive politike në Shqipëri, si e vetmja mënyrë për garantimin e një klime normale politike para zgjedhjeve, dhe për ecjen përpara të Shqipërisë në procesin e integrimit në Bashkimin Europian.

Opozita e Bashkuar shpreh mirënjohjen ndaj SHBA – BE dhe Vendet Anëtare – Britania e Madhe – OSBE për ndihmën dhe mbështetjen e çmuar për arritjen e një Reforme Zgjedhore konsensuale, në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Lexo edhe :  Dritan Rexhepi në gjykatë/Bosi i drogës para togave të zeza,i komunikohet masa dhe akuzat

Opozita e Bashkuar është e gatshme të vijojë dialogun në mirëbesim dhe me seriozitet, për çdo çështje tjetër, pa cënuar rezultatet e Marrëveshjes së 5 Qershorit. Heqja dorë nga aktet e njëanshme që minojnë konsensusin e arritur pas 6 muajve përpjekje, dhe angazhimi i të gjitha partive politike për të arritur konsensus për çdo çështje që lidhet me zgjedhjet, i shërben Shqipërisë dhe të ardhmes së saj europiane.

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

Kandidatët për Gjykatën Kushtetuese, shpallet lista përfundimtare

Kryetari i Gjykatës së Lartë, bazuar në nenin 125, pika 1 të Kushtetutës, si dhe nenin7/ç të ligjit nr....

Vendimi/ Shqipëria nuk do të lejojë regjistrimin e automjeve nën standartin “Euro 5”

Nëse doni të blini nga jashtë dhe përdorni në Shqipëri një automjet të përdorur, të prodhuar para vitit 2011 duhet të nxitoni! Së shpejti...

A është e rrezikshme të hani dëborë? Ja çfarë duhet të dini

Jemi në sezonin e dimrit dhe dëbora sidomos në zonat malore nuk ka si të mungojë. Teksa disa shijojnë bukurinë që i jep natyrës, disa...

48 orë e mia në Tiranë, një arratisje perfekte europiane në qytetin më të nënvlerësuar

Dilvin Yasa   Për ata që nuk janë të familjarizuar, Tirana ka gjithçka çfarë ju duhet për një arratisje perfekte europiane. Trashëgiminë e saj osmane,...

Rrugë të bllokuara/ Italia, Britania dhe Mali i Zi përfshihen nga moti i keq

Një ulje e befasishme temperaturash me deri në 10 gradë, dhe erëra të forta e të acarta kanë goditur rajonet qendrore dhe jugore të...

Lajme të tjera

Web TV