Juventus zhgënjen sërish, mundet me përmbysje nga Udinese

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tronditës mund të konsiderohet rezultati i mbrëmjes së djeshme për skuadrën e Juventusit. Bardhezinjtë e Italisë u mundën me përmbysje 2-1 nga ekipi i Udineses.

Ndonëse titulli kampion është vetëm çështje kohe për “Zonjën e Vjetër”, një ndeshje si ajo e mbrëmjes së kaluar lë një shije shumë të keqe.

Ekipi i trajnerit Maurizio Sarri ishte i pari që shënoi në minutën e 42-të të lojës me Matthijs De Ligt, duke zhbllokuar rezultatin.

Megjithatë u deshën vetëm 10 minuta që mikpritësit të barazonin rezultatin me Ilija Nestorovskin, ndërsa në minutat shtesë të lojës Udinese përmbysi ndeshjen me anë të golit të Seko Fofana.

Të mundej nga skuadra e vendit të 15-të të Serisë A zhgënjeu të gjithë mbështetësit e kampionëve  të Italisë.

Ndërsa kanë mbetur edhe 3 ndeshje nga mbyllja e këtij sezoni bardhezinjëve i duhen minimumi 1 fitore dhe 1 barazim që të sigurojë titullin kampion pavarësisht rezultateve që mund të marrë Atalanta.

Ndërsa këtyre të fundit i duhen tre fitore dhe njëkohësisht 3 humbje  të Juves që të ketë mundësinë e triumfit.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Shqiptarët kthehen nga Britania e Madhe, marrin 1200 paundë nga qeveria

Një azilkërkues i ri me një bluzë me kapuç blu u ul dhe deklaroi me një theks të rëndë...

Bisedat mes Franc Çopjas dhe Ervis Çelës zbulojnë metodat e trafikimit të armëve

Nanda e drejtuar nga Franc Çopja dhe Ervis Çela, e njohur për trafikun e kokainës nga Amerika Latine drejt Evropës, sipas përgjimeve të publikuara...

Mali i Zi i befason të gjithë: rezervon një vend, fle diku tjetër

“Ky lloj turizmi mund të reklamohet si një lojë surprizash - rezervoni dhe pastaj hamendësoni se ku do të flini”. Kështu e përshkruan Milloshi...

Pse milionerët po dynden drejt Dubait?

Pasanikët po dynden drejt Dubait në numër rekord, të tërhequr nga qyteti në shkretëtirë që ka politikë të zero taksave mbi të ardhurat dhe...

Policia Kufitare bllokon 26 mjete lundruese nga Komani në Ksamil

Policia Kufitare dhe ajo Detare po vijojnë monitorimin intensiv të hapësirës detare, liqenore dhe lumore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë. Gjatë kësaj jave,...

Lajme të tjera

Web TV