Vetëm dy ditë pas takimit me ambasadoren amerikane Yuri Kim, Presidenti Ilir Meta do të presë sot në Presidencë ambasadorë nga vendet e BE-së.
Ky takim vjen pas miratimit të marrëveshjes së 5 qershorit në parlament, për ndryshimet kushtetuese që sjellin lista të hapura, ndalim koalicionesh dhe një prag të ri zgjedhor.
Në takim me Metën për 60 minuta, në Presidencë ishin ambasadorët e Francës, Italisë, Spanjës, Britanisë së Madhe, Suedisë, Bullgarisë dhe Republikës Çeke.
/Fjala.al/Ke.Ba