Kosovë, aty ku në javën e fundit luhet për mbijetesën dhe Evropën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndryshe nga Kategoria Superiore e Shqipërisë, që i ka dhënë të gjitha verdiktet e saj një javë para fundit, Superliga e Kosovës në futboll ka ende për të përcaktuar sa u përket fateve të këtij sezoni. Natyrisht spikat përballja e Flamurtarit me Gjilanin në kuadër të javës së fundit të këtij edicioni, që do ta përcaktojë fatin e të dyja skuadrave që me synime diametralisht të kundërsa.

Në fakt, kjo ndeshje do të vendosë nëse Flamurtari do të mbetet në elitë për edicionin e ri, por do të jetë gjithashtu vendimtare edhe për kualifikimin e Gjilanit për në Evropë. Ndeshja luhet në stadiumin e Flamurtarit, të dielën, duke nisur nga ora 17:00 dhe, vetëm me fitore, Flamurtari e ruan statusin e anëtarit të Superligës, ashtu sikundër, me triumf në këtë ndeshje, Gjilani konfirmon pjesëmarrjen në turet eliminatore të Ligës së Evropës.

Gjilani aktualisht është në vendin e dytë të renditjes, çka i garanton, për herë të parë pjesëmarrjen në garat evropiane si “nënkampione” e Kosovës. Siç dihet, në edicionin e ri kontinental, futbolli i Kosovës do të përfaqësohet me 3 ekipe në Evropë, me kampionen në Ligën e Kampioneve dhe nënkampionen dhe fituesen e Kupës në Ligën e Evropës.

Hëpërhë, vetëm Drita si kampione është konfirmuar për pjesëmarrjen e saj në fazën paraeliminatore të Ligës së Kampioneve, ku do të përballet me kampionen e Andorrës. Ndërkohë, Flamurtari është i 7-ti në tabelën e renditjes, me 43 pikë, dy më shumë se Trepça ’89 dhe Drenica, që ndajnë vendin e 8-të dhe të 9-të. Ky i fundit edicionin e ardhshëm dërgon automatikisht në Ligën e Parë, ku pjesëmarrjen tashmë e kanë konfirmuar Ferizaj, Dukagjini e Vushtrria, si 3 ekipet e fundit në tabelë.

Flamurtarin nuk e shpëton as barazimi ndaj Gjilanit në rast se Trepça ’89 e Drenica triumfojnë në ndeshjet e fundit, për shkak se ka bilanc më të dobët në ndeshjet e drejtpërdrejta. Në javën e fundit, Trepça ’89 pret Prishtinën, ndërsa Drenica do të përballet në Skenderaj me Dukagjinin. Kështu që, tek Flamurtari e kanë parasysh se vetëm me fitore ndaj Gjilanit do të arrijnë synimin, mbijetesën në Superligë.

Lexo edhe :  Tentativat e para të rinovimit, Raphinha i pakënaqur nga oferta e Barcelonës

“Vetëm fitorja ndaj Gjilanit na e garanton mbetjen në Superligë dhe këtë e kemi parasysh të gjithë në klub, – ka pohuar trajneri i Flamurtarit, Synaj Keçi. – Nuk do të jetë aspak lehtë, sepse Gjilani ka një ekip shumë të fortë dhe ne kemi mungesa, por do të dalim në fushë për të fituar. Në anën tjetër, Gjilanin vetëm fitorja e dërgon në Evropë. Nuk do të jetë lehtë as për ne, e as për Gjilanin.”

Ashtu si tek Flamurtari, edhe tek Gjilani e kanë parasysh se vetëm fitorja në javën e fundit është garanci për biletën për në arenën kontinentale. Gjilani renditet i dyti, me 65 pikë, një më pak se Ballkani, që gjithashtu po e kërkon daljen në Evropë, por që ndeshjen e fundit e luan në shtëpi kundër Dritës, e cila, tashmë është konfirmuar “kampione” për këtë edicion.

“Ne jemi brenda objektivave tona dhe ndeshjen e fundit të këtij edicioni do të shkojmë për ta fituar që të konfirmojmë pjesëmarrjen në Evropë, – ka thënë trajneri i Gjilanit, Gentian Mezani. – Objektivi është Evropa dhe do të japim maksimumin ndaj Flamurtarit për të ruajtur vendin e dytë.” Të gjitha ndeshjet e javës së fundit luhen në të njëjtin orar, duke nisur nga ora 17:00, dhe duelet janë Drenica-Dukagjini, Vushtrria-Llapi, Ferizaj-Feronikeli, Trepça ’89-Prishtina, Flamurtari-Gjilani dhe Ballkani-Drita.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Ndahet nga jeta personaliteti i shquar i shkencës akademik emeritus Bardhyl Golemi

Është ndarë nga jeta akademik emeritus Bardhyl Golemi, (1932-2025) personalitet i shquar i shkencës si dhe anëtar i asamblesë...

Historia rrëqethëse e 12-vjeçares në Gaza që përpiqet të mbajë gjallë familjen e saj

Në Gazën e rrënuar nga lufta dhe uria, 12-vjeçarja Jana Mohammed Khalil Musleh Al-Skeifi është bërë shtylla e familjes së saj. E veshur me...

Rama pret në Kryeministri studentë nga Harvard Kennedy School

Kryeministri Edi Rama ka pritur në kryeministri disa studentë nga Harvard Kennedy School. Teksa ka ndarë një video me pamje nga takimi me ta, kreu i...

SHBA do ndërtojë “mburojën e artë”/ Trump: Do të mbrojmë amerikanët nga çdo kërcënim

Presidenti amerikan Donald Trump ka zbuluar konceptin e tij për Mburojën e Artë të Shteteve të Bashkuara. Teksa fliste në zyrën ovale, krah Trump...

Përshpejtohet rënia e lindjeve, në 4 vite 26% më pak foshnja. Zona e veriut, më e prekura

Po kalojnë gati dy vite nga zhvillimi i censit 2023 dhe vendi ende nuk ka popullsinë zyrtare vjetore, por të dhëna të tërthorta si...

Lajme të tjera

Web TV