67 raste të reja me COVID-19 nga 304 teste të realizuara janë raportuar për 24 orët e fundit në vendin tonë.
MSh raporton se raste e reja janë nga: 56 në Tiranë, 8 në Durrës, 2 në Elbasan, 1 në Sarandë.
Numri i të infektuarve në total ka arritur në 4637 persona në vend, 1866 prej të cilëve janë aktualisht aktivë.
Fatkeqësisht gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 6 pacientë për shkak të COVID-19, duke e çuar në 134 numrin total të viktimave në vend.
Në spitalin COVID1 kanë ndërruar jetë një 43 vjeçare dhe një 79 vjeçar nga Tirana dhe një 65 vjeçar nga Kruja, të tre të intubuar prej disa ditësh, me sëmundje të tjera bashkëshoqëruese. Në spitalin Covid2 “Shefqet Ndroqi”, kanë ndërruar jetë një 62 vjeçar nga Pogradeci me sëmundje bashkëshoqëruese, një 56 vjeçar nga Kukës, dhe një 69 vjeçar nga Tirana pa sëmundje të tjera.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 29 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2637, që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 115 pacientë, 21 janë në terapi intensive dhe 9 pacientë janë të intubuar.
COVID-19 – Statistika (25 Korrik 2020)
Testime totale 38179
Raste pozitive 4637
Raste të shëruara 2637
Raste Aktive 1866
Humbje jete 134 (Qarku Tiranë 70, Shkodër 20, Durrës 19, Fier 6, Elbasan 5, Vlorë 4, Kukës 4, Korçë 3, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1,)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 992
Durrës 213
Shkodër 195
Vlorë 97
Lezhë 83
Korçë 65
Fier 58
Elbasan 51
Kukës 42
Berat 31
Dibër 20
Gjirokastër 19
/En.Br./Fjala.al