Kthimi nga plazhi rëndon trafikun/ Policia: Ja akset më problematike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Si të dielat e kaluara, edhe kjo pasdite e kësaj fundjave ka sjellë trafik të rënduar në disa nga akset bregdetare në drejtim të Tiranës dhe Morinës.

Policia e Shtetit informon për akset më problematike duke bërë me dije se:

Ka filluar të shtohet fluksi i daljes nga Shëngjini dhe Talja. Ngarkesë te kryqëzimi i Shëngjinit. Po kështu nga Himara, Radhima e deri në dalje të Vlorës, si dhe nga Gjiri i Lalzit deri në Maminas.

Tek rruga dytësore në plepa ka fluks të shtuar në dalje, por trafiku është i rrjedhshëm, pa bllokime.

Tek mbikalimi dhe nënkalimi, në Maminas, ka fluks të shtuar në dalje, por është i rrjedhshëm dhe pa probleme.

Në rrethrrotullimin e Bradasheshit Elbasan trafiku është normal, s’ka fluks.

Hyrja në Tiranë në këto momente ka fluks në rritje.

Deri tani s’ka bllokime, s’ka ndalesa, lëvizja e rrjedhshme.

Uniformat blu bëjnë me dije se në akset kryesore rrugore aktualisht vijojnë kontrollet nga Policia Rrugore, me 6 radarë, për të parandaluar shpejtësinë tej normave të lejuara.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve të mos kryejnë manovra në rrugë apo parakalime të gabuara duke u bërë shkak për bllokim të trafikut apo burim aksidenti. Të vendosin rripin e sigurimit, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe të presin në radhë në rast bllokimi të trafikut.

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

Champions në Rrogozhinë, UEFA miraton stadiumin e Egnatias për Europën

UEFA ka miratuar kërkesën e Egnatias që ndeshjen e raundit të parë eliminator në Champions ta luajë në stadiumin...

“Trump e Putin kanë marrëveshje të heshtur për realitetin e ri ndërkombëtar “

SHKRUAN ALBAN DACI - Beteja e SHBA-ve ndaj Iranit është çështje eksluzive e tyre. Ka akoma analistë nostalgjik që nuk shkëputen nga realiteti i...

Zhduket jahti në Portin e Durrësit, pronari bën denoncimin në polici

Një jaht i ankoruar në Portin e Durrësit u raportua ditën e sotme i zhdukur nga pronari Dorian Alikaj. Dorian Alikaj u njoftua rreth orës...

Mediu: E papranueshme, në Shqipëri nuk mblidhet Këshilli i Sigurisë

Fatmir Mediu, në një lidhje direkte me studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, deklaroi se tensionet në rritje mes SHBA-së dhe...

Trump befason botën: Falenderoj Iranin, tani koha për paqe!

Presidenti amerikan, Donald Trump, në një mesazh të paprecedent për publikun amerikan dhe gjithë botën, ka pranuar se Irani e ka njoftuar administratën amerikane...

Lajme të tjera

Web TV