Pas Shqipërisë, edhe Maqedonia e Veriut drejt Listave të Hapura

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas formimit të shumicës së re, partitë parlamentare do t’i rikthehen ndryshimit të modelit zgjedhor. Këtë e konfirmojnë shumica e partive, të cilat në zgjedhjet e 15 korrikut siguruan mandate në Kuvend. Aleanca për Shqiptarët është duke punuar me grupin e ekspertëve për ndryshim të modelit zgjedhor me lista të hapura.

Aleanca për Shqiptarët
“Jemi duke punuar me intensitet në grupe ekspertësh për ndryshim të modelit zgjedhor në lista të hapura dhe 8 njësi zgjedhore, përkatësisht numri i njësive të korrespondojë me zonat rajonale për zhvillim të barabartë”.

VMRO-DPMNE-ja kishte kërkuar model me 120 njësi. Për modelin aktual konsideron se ka shumë anomali.

VMRO-DPMNE
“Është shumë herët të diskutohet që tani për ndryshimin e modelit zgjedhor, por ajo që duhet theksuar është se modeli aktual ka shumë anomali të cilat duhet anashkaluar”.

BDI nuk ka qëndrim. Në propozimin e fundit për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Zgjedhor, BDI ishte kundër një njësie zgjedhore. Grupi parlamentar kishte propozuar mijëra amendamente.

Nga LSDM thonë shkurt se mbeten në qëndrimin për një njësi zgjedhore, lista të hapura dhe prag minimal, ndërsa në kuadër të ndryshimit të Kodit Zgjedhor, nuk përjashtojnë mundësinë e heqjes së formatit teknik të Qeverisë.

Iniciativa e fundit në Kuvend për ndryshim të modelit zgjedhor nuk kishte kaluar filtrat parlamentar për shkak të mungesës së konsensusit politik dhe numrit të madh të amendamenteve të propozuara nga BDI-ja dhe VMRO-DPMNE-ja. Në mbështetje të konsensusit formalisht ishte deklaruar edhe presidenti Stevo Pendarovski. Reforma dhe shqyrtimi i modelit zgjedhor e kishte rekomanduar edhe OSBE-ODIHR-ja./Alsat

Të fundit

Zgjedhja e Papës së ri/ Vatikani do ndërpresë sinjalin telefonik gjatë konklavës më 7 maj

Vatikani ka njoftuar se do ta ndërpresë sinjalin telefonik, gjatë konklavës për ta zgjedhur papën e ri, por kjo...

Primaret, premtimet, LaCivita dhe çeku 6 milion dollar

Nga ARTUR AJAZI Gjithë fushata e zgjedhjeve të 11 Majit 2025 për opozitën, është rrotulluar në tre faktorë, primaret, premtimet, Civita, dhe së fundi çeku...

PD akuzon PS-në për blerje votash: SPAK të ndërhyjë

Pas denoncimeve në Tiranë, Fier dhe Korçë dje reagoi dega e PD-së në Berat dhe kandidati i PD për Qarkun Lezhë të cilët akuzojnë...

Horoskopi i ditës së martë, 6 maj 2025

Dashi 21 mars – 20 prill Kjo ditë të çon drejt një faze të zgjerimit emocional, ku intuita bëhet udhërrëfyesi yt më i mirë. Hëna...

Lajme të tjera

Web TV