“Po gabojmë” Mjeku Kalo publikon fotot e frikshme: Nuk është vetëm Co*vid-19, ja kush janë infeksionet e rrezikshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mjeku i njohur infeksionist ka ndarë në ‘Facebook’ disa foto të frikshme duke kujtuar kështu disa infeksione të cilat janë lënë në harresë pas bujës së madhe të COVID-19.

Kalo shprehet se në muajt e verës ka patur gjithnjë disa infeksione të rrezikshme dhe se vëmendja nuk duhet përqëndruar vetëm tek koronavirusi pasi ka të tjera sëmundje të cilat duhen parë me prioritet. Ai ka publikuar disa pajme të frikshme të asaj çfarë mund të shkaktojnë këto sëmundje ndërkohë që ka renditur disa prej tyre.

 

Mesazhi i plotë i Tritan Kalos

 

KOHË KOVIDIANE…RIKUJTESË….Çfarë mundet të fshihet në hijen e infeksionit nga Sars-Cov2/Covid-19….FIKSIMI pas rrezikut të përhapjes dhe infektimit nga Sars-Cov2, ka lënë në hije dhe ka zbehur mprehtësinë klinike dhe epidemiologjike kërkuese dhe diagnostikuese, të një sërë infeksionesh të cilat janë të shumtë dhe bashkëshoqërojnë këto muaj të nxehtë të VERËS….TEMPERATURA mbi 37 gradë celcius, këputshmëria/asthenia, gërvishjet e fytit apo dhimbjet e tij, një kollë e lehtë, skuqje apo kruarje të syve, dhimbje barku e ndonjeherë të shoqëruar me të vjella ose të dala diarheike, dalje në lëkurën e trupit por sidomos të këmbëve të elementëve imitues të një infeksioni mykotikë apo ekzantematikë etj., menjëherë e adresojnë vëmëndjen tonë si publik i gjërë dhe si profesionistë, kryesisht vetëm e vetëm ndaj infeksionit Sars-Cov2/Covid-19….Po GABOJMË, po MBIDIAGNOSTIKOJMË raste me këtë infeksin, dhe po NËNVLERËSOJMË faktin se kjo stinë KURDOHRË është shoqëruar me infeksione të shumta febrile apo jo….Tonsilitet virale në shumicën e tyre por edhe bakterialë në jo më pak se në 30% të rasteve, janë një dukuri e shpeshtë në këtë stinë të vitit….

Faringitet virale, bakteriale por edhe nga qëndrimi në mjedise me ajër te kondicionuar janë po ashtu mjaft të shpeshta….Trakeobronkitet virale apo bakteriale jo kovidiane nuk u zhdukën paprtitmas….Pneumonitë akute komunitare bakteriale dhe virale POR që klinikisht dhe imazherikisht kanë një ngjashmëri të madhe më Sars-Cov2/Covid-19, edhe ato tashmë u “fagocituan”/gllabëruan nga virusi sëmundje-shkaktues e jetë-marrës Sars-Cov2/ Covid-19….Lëndimet pulmonare alergjike në klinikë dhe në imazheri të ngashme me Covid-19, janë këtu dhe duhet të miren parasysh kur pyesim të sëmurët për historikun e shkuar dhe të tanishëm të sëmundjes së tyre….”Gripi” i stomakut apo i zorrëve (“stomach flu and intestinal flu”), kryesisht të shkaktuara nga enteroviruse të ndryshme, bakterie si salmonelat apo parazitë si xhardia, të mos harojmë se nuk janë sëmundje që mundet të fshihen me një të rënë lapsi nga lista e sëmundjve të kësaj stine, sepse tashmë kemi vetëm e vetem SARS-COV2/COVID-19,,,,,Po “ETHJA 3-4 ditore” apo sikundër njihet ajo edhe si “Gripi i verës”, mos u pensionua nga Covid-19….Sëmundjet mykotike të lëkurës pas frekuentimit të ujrave të lumenjve, liqeneve, pishinave apo të detit, a duhet detyrimisht për “elegancë diagnostike” ti mvishen tani Covid-19….

Lexo edhe :  “Ardhja e pushuesve të huaj, meritë e Zotit”- Rama i përgjigjet komentuesit

Skuqja e syve e shoqëruar me ethe dhe dalje të gjëndrave limfatike para ose pas veshit (Syndroma okulo-glndulare) me origjinë virale, pikërisht pas frekuentimit të mjediseve të mësipërme, edhe ato tashmë shkaktohen vetëm e vetëm nga Covid-19…..Celulitet bakterialë a janë ende të pranishme në klinikë?…Infeksionet e vëndeve të pickimit nga insektë të ndryshëm, kur u bë kohë që nuk bëhet dezinsektim i duhur masiv dhe cilësor i mjediseve tona, enjtjet e dhimbshme pseudo-paralaziuese pas kontaktit me “peshkun e rërës”, a ekzistojnë vallë ato apo jo?…. ….Po Ethja Typhoide, tifoja e zorrëve sikundër e njeh këtë sëmundje më shpesh populli, me këto kushte higjene dhe kontrolli të dyshimtë të bartshmërisë së S. typhi nga ushqim-bërësit apo ushqim-shpërndarësit, edhe ajo NUKU ekziston më….Ekzantemat e ndryshme virale dhe post-streptokoksike, a dolën edhe ato vallë në pension…LISTA e rikujtesës së INFEKSIONEVE STINORE është edhe shumë më e gjatë…NDAJ kolegë dhe ju publik i gjërë, JU LUTEM të mos fiksoheni vetëm e vetëm pas Infeksionit nga Sars-Cov2/Covid-19….

 

 

 

Të fundit

Shurupi magjik i kollës me shegë dhe mjaltë, si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dobëson mekanizmat mbrojtës...

Çiftet e reja po bëjnë më pak fëmijë, avokatja zbulon tre faktorët kryesorë

Statistikat tregojnë se numri i lindshmërive në vendin tonë ka pësuar një rënie. Kjo vjen për një sërë faktorësh përfshirë këtu edhe frikën që...

Përplasen serbët në veri, qytetarët mbajnë heshtje për viktimat e “korrupsionit të Vuçiç”

Dhjetëra studentë dhe qytetarë serbë kanë marrë pjesë në tubimin “15 minuta heshtje” para përmendores së “Princ Llazarit” në veri të Mitrovicës. Ky aksion ndërmerret...

Trump dëshiron Groenlandën, danezët mbledhin 200 mijë firma të “blejnë” Kaliforninë

Një peticion  online po shtyn  Danimarkën të marrë kontrollin e Kalifornisë dhe “të sjellë korsitë e biçikletave në Beverly Hills”. Fushata vjen pasi presidenti...

Numër i dedikuar për ankesat/ Siguria ushqimore testi që Shqipëria duhet të kalojë

Siguria ushqimore është testi  i radhës që Shqipëria duhet të kalojë... kjo si përpjekje për të fituar besimin e konsumatorëve e njëherazi për të...

Lajme të tjera

Web TV