Vrojtuesit e plazhit, sfida një hap larg vdekjes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Stamatia Zykaj dhe Luçjano Marku, përkatësisht 19 dhe 27 vjeç, tregojnë për gazetën “Fjala” vështirësitë e këtij profesioni relativisht të ri në Shqipëri, si dhe kënaqësitë, e të qenit pas një jete të dhuruar për të dytën herë

Nga Alessia Selimi

Deti gëzon karakter të pazbërthyeshëm, që jo rrallë herë i përafrohet një krijese mitologjike të zemëruar, me urinë për të përpirë gjithçka. Kësisoj, të jesh vrojtues plazhi kërkon cilësi, si guxim, përkushtim dhe pasion, përpos besnikërisë ndaj jetës, lëvizjes dinamike dhe thelbit të çdo gjëje të gjallë. Madje, edhe kur kronikat e ditës pushtohen nga mbytja në det e një pushuesi, që në të vërtetë përngjajnë si sulme indirekte ndaj këtij profesioni relativisht të ri në Shqipëri.

Jo më larg se pasditen e djeshme u raportua se një 12-vjeçar humbi tragjikisht jetën në plazhin e Tales, Lezhë. Stamatia Zykaj dhe Luçjano Marku, përkatësisht 19 dhe 27 vjeç, tregojnë për gazetën “Fjala” vështirësitë e të qenit vrojtues plazhi, pa harruar të ndalen në të shkuarën, se përse vendosën të identifikohen me përkatësen uniformë, që qëndron mbi atë që lëviz një person nga deti në tokë, e që i jep ndihmën e parë.“Momentalisht jam studente në Universitetin Bujqësor të Tiranës, në degën Menaxhim Turizmi Rural. Më shoqëron ngaherë pasioni i madh për detin dhe sportet e ujit. Rrugëtimi im si vrojtuese plazhi nuk është aspak i rastësishëm. Isha veçse 17 vjeç kur fillova kursin profesional”, thotë Stamatia Zykaj, teksa shton se e ushtron profesionin në plazhin e Radhimës, Vlorë. Vështirësitë janë të shumta, sipas saj, duke filluar nga mosbindja e plazhistëve ndaj sinjalistikës, rregullave dhe udhëzimeve. Megjithatë, shpëtimi i një jete është emocion i papërshkrueshëm.

“Vlerësimi i pushuesve është kënaqësia më e madhe që ky profesion të ofron”, thotë 19-vjeçarja, duke lënë kështu të nënkuptohet se gjithçka fanitet përballë misionit primar; jo vetëm tensioni dhe presioni, por edhe vlerësimi momental që i bëhet një vrojtuesi plazhi (70 mijë lekë të rinj në sezon). Një i tillë duhet të zbatojë disa rregulla gjatë ditës së punës: shikon dallgëzimin dhe në bazë të kësaj vendos sinjalistikën treguese, siç janë flamujt e kuq dhe jeshilë, për të informuar nëse lejohet të futesh ose jo në det, ndërsa flamuri i verdhë tregon se duhet bërë kujdes. Stamatia nuk ngurron të ndajë raste të vështira, ku vdekja qëndron vetëm një hap larg. “Më është dashur të ndërhyj jo rrallë herë për fëmijë, por edhe për moshat e treta.

Do të veçoja një rast të dy fëmijëve nga Kosova, 7 dhe 5 vjeç, të cilët kam arritur t’i shpëtoj, teksa luftonin me dallgë të furishme. Në pamundësi për të dalë në sipërfaqe, duke u munduar të ndihmonin njëri-tjetrin, u fundosën të dy. Ndërhyrja ime ishte e menjëhershme…”Por fatkeqë rezulton se nuk janë vetëm të vegjlit dhe të moshuarit, të cilët hasin vështirësi në det të trazuar. Ka ndodhur që viktima janë bërë edhe ata që përpiqen të vijnë në ndihmë. Jo më larg se 3 vite më parë, 8 persona humbën jetën në të tillë situatë. Përpos gjithçkaje, fjala “panik” nuk duhet të ekzistojë në fjalorin e një vrojtuesi plazhi.

Lexo edhe :  A do të mundësohet vota e emigrantëve në 2025? Ja si përgjigjet Celibashi

Unë, sikurse kolegët e mi, jemi sportistë të trajnuar fizikisht dhe psikologjikisht. Kësisoj, ne duhet të jemi kurdoherë profesionistë. Një herë më është dashur t’i vij në ndihmë një pushuesi të sëmurë me epilepsi…”shprehet Stamatia. Vrojtuesit janë të kualifikuar për ndihmën e parë mjekësore deri në momentin kur paraqitet ambulanca. Dhe nëse ndodh të mos jenë prezentë në vendin e punës, kur dikujt i rrezikohet jeta, dënohen penalisht. Në kuadër të detyrimit ligjor për ndërhyrje, vrojtuesit mund t’u vijnë në ndihmë vetëm personave të rrezikuar që ndodhen në 0-200 metra në plazhet e tipit A, si dhe në 0-100 metra në plazhet e tipit B, siç janë ato gurore ose shkëmbore.

Përtej kësaj largësie, vrojtuesi nuk e ka më tagrin të ndërhyjë, por duhet të njoftojë kapitenerinë detare. Luçjano Marku, ndryshe nga Stamantia, është mësues historie në qytetin e Lezhës. Teksa shumëkush mund të shtrojë pikëpyetje të mëdha për të padukshmen fije që lidh këtë profesion me atë të vrojtuesit të plazhit, Luçjano e ka në buzë përgjigjen: njeriu, shoqëria. “Bëhen tashmë katër vite që ushtroj profesionin e vrojtuesit të plazhit në plazhin “Rana e Hedhun”, Shëngjin. Fillimet e mia datojnë në 2016-n, kur u hap Federata e Vrojtuesit të Plazhit dhe Shpëtimit në Ujë”, thotë Luçjano, për të cilin sezoni i sivjetëm paraqet pa dyshim vështirësitë e veta, për sa i takon rrezikut ende ekzistues, COVID-19. Megjithatë, përpiqet të ruajë optimizmin.

Shpresoj që gushti të jetë i njëjtë me muajt e nxehtë të viteve të shkuara”, shprehet ai. Ndërkohë, numëron mbi 21 raste kur i është dashur të ndërhyjë për të shpëtuar kryesisht persona nga 20 deri në 60 vjeç. Prej kohësh po diskutohet mungesa për kullat e vrojtimit dhe punësimit në masë të vrojtuesve të plazhit, por edhe marrja e masave të tjera të sigurisë. Pushuesit e shumtë që frekuentojnë plazhet e vendit thonë se nevoja për vendosjen e vrojtuesve dhe kordonit të sigurisë është emergjente.

Duket se të njëjtin mendim ndan edhe Stamantia dhe Luçjano, ndonëse preferojnë të rendisin arsyet se përse ende nuk kemi arritur standardet evropiane. “Një plazhi nuk i nevojitet vetëm një kullë vrojtimi apo një vrojtues, por edhe mjete si kutia e ndihmës së parë e jeleku i sigurisë, në mënyrë që pushuesit të jenë sa më të sigurt”, thotë Stamantia. “ Federata e Vrojtuesit të Plazhit dhe Shpëtimit në Ujë po mundohet të trajnojë çdo vit sa më shumë vrojtues, që të kenë mundësi të punësohen te subjektet private. Por sërish ka mangësi, për shkak të mosvlerësimit të punës dhe profesionit nga ana e pronarëve”, shprehet Luçjano. /Ra.My.Fjala.al/

 

 

 

 

Të fundit

E tmerrshme/ Nëna ‘mostër’ detyron djalin të përshëndesë babain në kamer, më pas e vret

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në San Antonio të Teksasit, ku një grua në shenjë hakmarrjeje dnaj bashkëshortit...

Bankat kanë rritur të ardhurat nga interesat me 22.6 miliardë lekë

Banka e Shqipërisë vlerëson se, rritja vjetore në rezultatin neto nga interesat dhe komisionet për aktivitetin e bankave në monedhën vendase dhe në valutë...

Përplasje titanësh në “Santiago Bernabeu”, formacionet zyrtare të skuadrave

“Santiago Bernabeu” pret ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, mes Real Madridit dhe Bayern Munich. Formacionet zyrtare: Real Madrid: Lunin; Carvajal, Nacho, Rudiger, Mendy;...

Ministri Balla firmos marrëveshjen e rëndësishme në Abu Dhabi (Detajet)

Pas firmosjes së marrëveshjes nga Ministri i Brendshëm Taulant Balla në Abu Dhabi, për zhvillimin e projektit “Smart City” në disa qytete të Shqipërisë,...

LISTA/ Cilët janë dëshmitarët që do dalin para Komisionit hetimor për të dhënat TIMS

Me votat e mazhorancës dhe opozitës në Komisionin hetimor për të dhënat TIMS, u miratua plani hetimor i ekspertes së Partisë Socialiste, Vjosa Bodo. Ky...

Lajme të tjera

Web TV