Qeveria italiane do ta zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme deri në muajin tetor.
Këtë gjë e ka bërë të ditur kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte, i cili deklaroi se zgjatja e gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të koronavirusit ishte “e pashmangshme”. Conte iu drejtua Senatit ku i kërkoi që të kishte mbështetje për këtë masë.
“Ne duhet të jemi të vetëdijshëm se përfundimi i (gjendjes së jashtëzakonshme) do të paralizojë të gjithë sistemin e mbrojtjes dhe parandalimit që kemi ndërtuar në muajt e fundit, të vështirë”,- tha kryeministri italian.
Kujtojmë se gjendja e jashtëzakonshme në Itali mbaron më 31 korrik.
/En.Br./Fjala.al