Tirana, një festë titulli me tifozë? Bardheblutë shpresojnë tek përjashtimi nga rregulli

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ky sezon futbollistik, i cili, si kurrë më parë, po i afrohet kufirit të një viti të plotë kalendarik, spikati mbi të gjitha, për mungesën e tifozëve në gjysmën e dytë të tij, për shkak të shpërthimit të epidemisë së virusit korona dhe pasojave të saj. Për këtë arsye, edhe Kampionati Kombëtar i Futbollit po e mbyll sezonin pa tifozë, por, në aktin e fundit të nivelit më të lartë të tij, Kategorisë Superiore, por kërkohet që të bëhet një përjashtim nga rregulli. Tirana do të luajë të mërkurën ndeshjen e fundit të këtij sezoni, ku edhe do të ketë mundësinë që të ngrejë edhe zyrtarisht titullin e 25-të të “kampiones”.

Për këtë ndeshje, që për më tepër kurorëzon në mënyrë të jashtëzakonshme dhe të denjë një përvjetor si ai i shekullit i klubit bardheblu, ka ndryshuar edhe orari dhe ajo do të luhet në Stadiumin “Arena Kombëtare”, duke nisur nga ora 19:00. Burime pranë klubit bardheblu kanë pohuar posaçërisht për Fjala.al se klubi kryeqytetas ka bërë një kërkesë në Federatën Shqiptare të Futbollit për të pasur një prani më të lartë tifozësh. Së pari, një tentativë për të festuar këtë titull me një numër të konsideruar tifozësh, mbase duke përdorur edhe praktikën që po ndodh në shumë vende.

Atje ku po zbatohet hapja e pjesshme e stadiumeve me një përqindje të caktuar të vendeve që lejohen të mbushen me tifozë. Jo vetëm kaq, por kërkesa është bërë edhe për faktin që të paktën të pranishëm të jenë familjarët e protagonistëve, lojtarëve dhe drejtuesve ekipit që bëri të mundur arritjen e një suksesi të tillë. Në fakt, një kërkesë e tillë e bardhebluve ka një bazë të arsyeshme, duke patur parasysh që kapaciteti prej afro 22,000 vendesh i Stadiumit të ri Kombëtar mundëson shfrytëzimin në masën 50 % të tij, por që do të nënkupton lejimin e të paktën 10,000 tifozëve.

Lexo edhe :  Fati i “zi” i Neymar, sulmuesi dëmtohet dhe rrezikon grumbullimin tek Brazili

Sot pritet që të ketë një përgjigje nga institucioni zyrtar në vend nëse në protokollin e lejuar të personave për ndeshjen e fundit, Tirana-Bylis, krahas zyrtarëve dhe numrit standard të lejuar ku një pjesë e madhe do të jenë edhe zyrtarë të FSHF-së për ceremoninë festive, do të lejohen edhe familjarët e lojtarëve dhe stafit të skuadrës bardheblu. Ndërkohë, mësohet se Agustin Torrasa është lojtari i parë i Tiranës që rinovon për sezonin e ri.

Në orët e vona të mbrëmjes, 25-herë kampionët e Shqipërisë konfirmuan në faqen zyrtare vazhdimin e bashkëpunimit me futbollistin argjentinas edhe për një sezon. Torrasa kishte deklaruar vazhdimisht se dëshironte të qëndronte në kampin bardheblu.
Ky është “përforcimi” i dytë i Tiranës pas blerjes së sulmuesit Albion Avdijaj, ndërsa pritet që grupi aktual, por edhe trajneri Emanuel Egbo, të mbetet i pandryshuar për shkak të pjesëmarrjes së bardhebluve në turet eliminatore të Ligës së Kampioneve në gusht.

Të fundit

Zelenskyy i kundërpërgjigjet Hungarisë

Në përplasjen e fundit diplomatike midis Kievit dhe Budapestit, Presidenti Volodymyr Zelenskyy ka akuzuar Hungarinë për "ndryshimin e fajit"...

Shorti i Champions League, përballje plot emocion që në raundin e parë

Është hedhur këtë të enjte në Monaco të Francës shorti për fazën e grupeve për kompeticionin më të ndjekur të futbollit në klube, atë...

Aksident në Ballsh, makina përplas të miturën

Një 7 vjeçare ka mbetur e plagosur rëndë në një aksident rrugor në qytetin e Ballshit. Sipas të dhënave paraprake, automjeti me drejtues shtetasin S....

Tifozët e Jagiellonias mbërrijnë në Tiranë, fotoja e parë e huliganëve polak

Dinamo do të presë sot Jagiellonian në stadiumin “Air Albania”. Do të duhet një mrekulli përballë polakëve, pasi takimi i parë në transfertë u...

Gjumi i rrezikshëm i politikës kosovare

Enver Robelli Ndërsa klasa politike e Kosovës është futur në një tunel të gjatë të polarizimeve ekstreme, shoqëruar nga një propagandë e pandërprerë akuzash e...

Lajme të tjera

Web TV