100 vjetori i krijimit të klubit të Tiranës ka sjellë edhe titullin kampion pas 11 vjetësh te bardheblutë e kryeqytetit.
Këto janë dy festa të mëdha brenda një viti për kryeqytetasit. Madje duke qenë se bën 1 shekull klub Tirana ka realizuar edhe një këngë speciale.
Kënga titullohet “Bardh’ e blu” dhe këndohet nga këngëtarja Ronela Hajati me një bashkëpunim me DJ Sardin.
Kjo këngë është bërë publik ditën e sotme nëpërmjet faqes zyrtare të bardhebluve, ndërsa gjithçka duket e kuruar deri në detaje. Momentet më të bukura të këtij sezoni, por jo vetëm janë pjesë e videoklipit.
Ndërsa ditën e nesërme Tirana do të luajë ndeshjen e fundit të këtij sezoni, atë kundër Bylisit, pas së cilës do të marrë edhe trofeun e kampionit të Kategorisë Superiore. ka.ta/Fjala.al/