Vendosen fatet, fituesit dhe të rrëzuarit e 5 ligave kryesore të Europës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pa tifoz dhe me ndërprerje mbi dy mujor ka qenë futbolli i sezonit 2019-2020 në të gjithë botën. Megjithatë tashmë pothuajse të gjitha kampionatet kryesore kombëtare kanë ulur siparin.

Bundesliga, Premier League dhe La Liga i zhvilluan të gjitha takimet që ishin planifikuar për këtë sezon, ndërsa Ligue 1 e ndërpreu kampionatin për shkak të koronavirusit.

Ndërsa Seria A duhet të finalizojë kalendarin, por fituesi dhe humbësit tashmë janë vendosur.

Fitues i Bundesligës për sezonin 2019-2020 u shpall Bayern Munich, i cili mori kështu titullin e 30 kampion. Përveç kampionëve skuadrat e tjera të kualifikuara për Champions League janë Borussia Dortmund, RB Leipzig dhe Borussia Mönchengladbach ndërsa në Europa League do të luajnë Bayer Leverkusen, VfL Wolfsburg, dhe 1899 Hoffenheim. Nga elita futbollit gjerman u rrëzuan Fortuna Düsseldorf dhe SC Paderborn, ndërsa u kualifikuan për sezonin e ardhshëm Stuttgart dhe Bielefeld.

Real Madrit është fituesi i La Ligas për këtë sezon dhe për të 34 herë gjatë gjithë historisë. Nga kampionati i 2019-2020 siguruan vend në garat e Champions League kampionët e Spanjës, pra Real Madrid, Barcelona, Atletico Madrid dhe Sevilla, ndërsa në Europa League do të marrin pjesë Villarreal, Real Sociedad dhe Granada. Nga ky kampionat janë rrëzuar Leganes, Mallorca dhe Espanyol, ndërsa skuadrat e reja që do të marrin pjesë sezonin e ardhshëm janë Atletico Bilbao, Cadiz dhe Huesca.

Fituesi i Premier League për sezonin e 2019-2020 dhe për herë të 19 në historinë e tyre është Liverpool. Të kuqtë e Anglisë arritën të rikthenin titullin pas një mungese prej rreth 30 vitesh. Ndërsa përveç tyre sezonin e ardhshëm në Champions League do të garojnë Manchester City, Manchester United dhe Chelsea, ndërsa në Europa League do marrin pjesë Leicester City dhe Tottenham Hotspur. Nga elita e futbollit anglez u rrëzuan  skuadrat, Watfor, Norwich City e Bournemouth dhe u ngjitën Leeds United dhe West Bromwich Albion, ndërsa skuadra e tretë pritet të vendoset nga Play off-i

Lexo edhe :  Anglia dyfishon shifrat ndaj Shqipërisë, realizon Kane

Franca në ndryshim nga vendet që i përfunduan ndeshjet vendosi që ta ndërpriste kampionatin si një masa mbrojtëse ndaj Covid-19. Bazuar në renditjen e kampionatit që deri në atë moment fituese e Ligue 1 u shpall ekipi i Paris Saint Germain. Përveç kampionëve në Champions do të luajnë Marseille dhe Rennes, ndërsa Lille dhe Nice do garojnë në Europa League. Në sezonin tjetër të Ligue 1 nuk do të jenë skuadrat e Amiens dhe Toulouse, ndërsa Lens dhe Lorient janë ekipet që u ngjitën në këtë kategori.

Ndërsa Seria A është i vetmi kampionat nga 5 kryesorit e Europës që nuk i ka mbyllur ende të gjitha ndeshjet, ndonëse tashmë fituesi është vendosur. Juventus mori këtë vit titullin e 36 të tij. Përveç bardhezinjëve vend në Champions siguruan Atalanta, Interi dhe Lazio. Ndërsa Napoli, Roma dhe Milan do të luajnë në Europa League. Brescia dhe SPAL janë dy skuadrat që u rrëzuan në Serinë B, teksa Benevento dhe Crotone u ngjitën në elitën e futbollit italian për sezonin e ardhshëm./Katerina Tafa/Fjala.al/

Të fundit

‘Të vërtetat s’i fshehin dot as oqeanet‘, Rama ironizon Berishën me videon e bufit

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar sërish kreun e PD-së, Sali Berisha me një video ku shfaqen disa bufa. Në sfondin e...

Rrebeshe shiu dhe ulje temperaturash, meteorologia zbulon kur rikthehet dëbora

Mëngjesi i sotëm ka nisur me reshje shiu e rrebeshe, por nga nesër do të ketë më pak reshje. Parashikimi u dha në Dita...

Pesticidet kancerogjene të ndaluara në Europë tregtohen në Shqipëri

Një numër pesticidesh të ndaluara prej vitesh në tregun e Bashkimit Evropian, vazhdojnë të tregtohen në Shqipëri duke përbërë një rrezik serioz për sigurinë...

SHBA rikthehet në SPAK/ Berisha:S’pranojmë drejtësi politike, do e reformojmë me Venecian

Sali Berisha del edhe njëherë blof pasi propaganda e tij se SHBA braktisi reformën në drejtësi, u rrëzua me rikthimin e ekspertëve amerikanë në...

Shqiptarët po heqin dorë nga pasaporta – ja sa u larguan në 2024

Jo vetëm që po emigrojnë, por gjithnjë e më shumë qytetarë po heqin dorë edhe nga pasaporta shqiptare. Sipas të dhënave të Ministrisë së...

Lajme të tjera

Web TV