Vazhdon kontrolli i territorit për personat të cilët zaptojnë dhe përdorin hapsirat publike pa leje të organeve kompetente dhe për përfitim vetjake.
Gjatë një kontrolli në fshatin Rinia në Durrës policia ka ka konstatuar se dy shtetas kishin zaptuar hapsirat publike në zonën e plazhit publik pa lejen e organeve përkatëse.
Janë ndjekur penalisht dy shtetasit F. Gj., 43 vjeç dhe M. M., 54 vjeç, banues në Durrës.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës, për veprime të mëtejshme.
Policia e Durrësit do vijojë kontrollet e pandërprera për të evidentuar dhe goditur çdo rast të zaptimit të hapësirave publike apo të ushtrimit të aktivitetit në kundërshtim me protokollet e sigurisë dhe në këtë kuadër fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin 112, çdo rast të paligjshmërisë. /Ra.My.Fjala.al/