Koalicionet/ Rama: Nuk jemi kundër çifit Luli-Mona, duhet të ndryshojmë sistemin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryministri i vendit, Edi Rama në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit, ku do të votohen ndryshimet kushtetuese është shpehur se nuk është kundër koaliconit Luli-Mona, pasi nuk ka interes politik që ata të mos jenë bashkë.

Gjatë fjalës së tij Rama ka patur përplasje edhe me deputetin Gjuzi ku i ka thënë se është një karikaturë politike dhe “bishti i lopatës”.

“Shqipëria ka nevojë për një sistem që të jetë brenda kornizës nga “Kanadaja në Rusi” që nuk kanë një sistem si ky që të ka sjellë ty në parlament. (i drejtohet Gjuzit)
Jeni karikatura politike, dhe ky parlament boll ka qënë hosteli i vendit për 30 vjet.
Na tregoni një vend që e ka këtë sistem, i vetmi vend është në një libër të “La Sapeinsas”, por edhe atje duhet të jetë me siguri si gjerat që nuk duhen bërë.Nuk po heqim të drejtën për tu bashkuar Lulin me Monën, nuk kemi inters politik të ndërhyjmë tek ai cift, se na duhet bashkë. Dhe kemi gati bandën që do ja tregojmë shqiptarëve mire por bashkë me sistemin normal.

Thamë e duam si Letonia, si Belgjika , Austria etj…. si ta duan.

Propozimi për ndryshim do të thotë të kalosh nga proporcionali rajonal në atë kombëtar.
Ose duhet te ndyshojë natyra e sistemit ose madhësia e zonave, dhe ka një të tretë që është administrimi i cili do ndryshohet me 5 qershorin.
Sistemin po e prekim tek 5 qershori kjo këtu, këtu po prekim mekanizmat e sistemit, është e qartë edhe nga Komisioni i Venecias.

Në Komision të Venecias janë këto që thash.
Në mbyllje pragu elektoral, nuk është vendosur në kushtetutë me këto ndryshimë si %, kur erdhi nisma ishte me 5%, e cila kërkontë ndalimin e koalicioneve zgjedhore, por të dyja ranë.Ranë sepse partia socialiste kërkoi heqjen e tyre, sepse nuk kemi lidhje me ato që flisni ju.Po ju doni luftë imagjinare  që të luftoni me lopatë, dhe doni diktatur me zor.
Së pari ndryshimet kushtetuese nuk i pengoi,të hapen listat 100 %.Do të ndryshohet dhe nuk mund të jenë me pak se 2/3.” ka thënë Rama

Të fundit

Pritet të bëjë namin/ Producenti i ‘Eurovision’tregon risinë spektakolare që do të shohim

Eurovision 2025 po hyn në fazën përfundimtare për të paraqitur një shfaqje spektakolare në Bazel të Zvicrës dhe siç...

E bujshme, Igli Tare merr me vete një lojtar të kombëtares shqiptare te Milani?

Teksa është në negociata me administratorin e përgjithshëm të Milanit për postin e drejtorit sportiv, Igli Tare ka piketuar disa lojtarë, të cilët mund...

“Duke festuar Big Brotherin…”/ Çfarë po kurdis Arbana Osmani me postimin e fundit? (FOTO)

Kur mendojmë se gjithçka mes Arbana Osmanit dhe formatit Big Brother është mbyllur me një “heshtje dinjitoze”, ajo kthen vëmendjen me një postim në...

Balla në Greqi, thirrje bashkatdhetarëve të tërheqin fletët e votimit në zyrat postare

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla u ndal në Veria për të parë nga afër procedurën e tërheqjes së zarfit të votimit nga bashkatdhetarët...

Atentati në Lundër me 4 të plagosur, hetuesit gjejnë sende të autorëve në zonë

Për të zbardhur atentatin e ndodhur në Lundër ku katër persona mbetën të plagosur, dy prej të cilëve të mitur, grupit hetimor iu desh...

Lajme të tjera

Web TV