Ndocaj: Do kandidoj për deputet! Lezha një “lopë e mirë për t’u mjelë” për politikën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-deputeti dhe ish-kandidati për kreun e bashkisë së Lezhës, Eduart Ndocaj ka folur rreth zhvillimeve të fundit politike.

Gjatë një interviste për “Abc News”, ai e konsideroi Lezhën si një “lopë e mirë për t’u mjelë” për politikën, si dhe vendimin e qeverisë për ndalimin e muzikës pas orës 20:00 të mbrëmjes.

“Lezha është një qytet i vogël dhe të gjitha forcat politike duan të marrin. Bashkia e Lezhës le të themi është një lopë e mirë për t’u mjelë për politikën dhe ia kanë dalë. Ndalimin e muzikës e quaj të nxituar dhe të pakoordinuar. Të mendosh që virusi është aktiv pas orës 8 lë shumë për të dëshiruar”, u shpreh Ndocaj.

Ndocaj deklaroi se do të kandidojë për deputetet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare nën logon e partisë Aleanca Demokristiane.

“Ne kemi një politikbërje të degraduar. Basha dhe Rama nuk kanë diferencë për mua,. Do jem kandidat i Aleancës Demokristiane”, u shpreh Ndocaj.

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

Vizita e Ramës në Athinë, Ngjela: Grekët po tregohen injorantë me Belerin

Avokati, Spartak Ngjela e cilësoi takimin e kryeministrit Edi Rama me shqiptarët në Athinë,  si një zhvillim shumë pozitiv...

“Rama në Athinë, tur bashkimi”/ Deputeti socialist: Vullneti i PS është i madh

Deputeti socialist, Bardhyl Kollçaku komentoi takimin e së dielës të kryeministrit Edi Rama me emigrantët shqiptarë në Greqi. Në një intervistë për “Special Report”...

Çfarë ndodhi? Luiz Ejlli ‘shpërthen’ ashpër: Do ju shaj gjithë jetën që…

Ditën e sotme, Luiz Ejlli nëpërmjet një postimi në llogarinë personale të Instagram-it njoftoi se marrëveshja e tij me “Top Channel” përfundoi. Pas kësaj, ai...

Putini bën ndryshime në qeveri ndërsa Kremlini intensifikon sulmet në Ukrainë

Rusia ka filluar një ofensivë të re tokësore në rajonet verilindore të Ukraunës. Analistët thonë se Kremlini synon të shfrytëzojë dobësitë e Ukrainës përpara...

Pse opozita në Shqipëri nuk është e unifikuar karshi Athinës?

Nga Ylli Pata Në Athinë, si qeveria, ashtu edhe opozita, e konsideron Fredi Belerin, sit ë burgosur politik. Edhe pse në ditët e fundit, opozita...

Lajme të tjera

Web TV