Shënohen 92 raste të reja me Covid-19 në vendin tonë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria e Shëndetësisë gjatë deklaratës për mediat ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë konfirmuar 92 raste të reja me Covid-19.

Deklarat e plotë:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon për situatën epidemiologjike në vend dhe njëherësh ju drejtohet me një thirrje secilit prej jush: Tregoni kujdes me respektimin e rregullave. Përdoreni maskën kudo në ambientet e mbyllura, kur hyni në supermarket, në dyqane, në zyrë dhe në çdo ambient publik ku nuk mund të ruani distancën. Një thirrje vecanërisht për të rinjtë, të tregojnë kujdes sepse virusi nuk njeh moshë dhe nuk bën përzgjedhje. Bashkëpunimi juaj është vendimtar për ta fituar luftën me virusin e rrezikshëm dhe për të frenuar përhapjen e tij.

Fatkeqësisht, virusi i rrezikshëm nuk ka kursyer as një të ri 31 vjeçar nga Tirana i prekur nga COVID19, që vuante nga diabeti, i cili ka ndërruar jetë në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Nuk e kanë fituar dot betejën edhe 3 qytetarë të tjerë: Një 69 vjeçar nga Shkodra, një 76 vjeçare nga Fieri dhe një 85 vjeçar nga Korça në dy spitalet COVID. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 124 pacientë, 18 janë në terapi intensive, 7 prej të cilëve pacientë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, janë kryer 507 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 92 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 49 raste në Tiranë, 11 në Kukës, 5 në Durrës, 4 në Fier, nga 3 raste në Shkodër, Lezhë, nga 2 raste në Elbasan, Berat, Roskovec, Bulqizë, nga 1 rast në Kurbin, Kavajë, Vlorë, Mirditë, Mallakastër, Mat, Delvinë, Malësi e Madhe, Shijak.

Lexo edhe :  Sot i jepet lamtumira kryepeshkopit Janullatos. Në Tiranë, delegacion nga e gjithë bota

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 53 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2883, që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet qytetarëve për të telefonuar në numrin unik të Urgjencës Kombëtare 127 nëse keni shenja të sëmundjes, dhe në linjën e gjelbër 0800 40 40 për informacion rreth Covid19 apo këshillim psikologjik.

COVID-19 – Statistika (30 Korrik 2020)
Testime totale 40699
Raste pozitive 5197
Raste të shëruara 2883
Raste Aktive 2160
Humbje jete 154 (Qarku Tiranë 81, Shkodër 24, Durrës 20, Fier 7, Elbasan 5, Kukës 4, Vlorë 4, Korçë 4, Dibër 2, Lezhë 2, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1164
Durrës 259
Shkodër 205
Vlorë 104
Lezhë 84
Fier 79
Kukës 66
Korçë 63
Elbasan 51
Berat 32
Gjirokastër 29
Dibër 24

Të fundit

Seanca paraprake për Berishën/ “Partizani”, dëgjohet mbrojtja e të pandehurve të tjerë

Këtë të premte po zhvillohet seanca paraprake për ish-kryeministrin Sali Berisha, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe tre të...

Fansat të shqetësuar me paraqitjen e Bieber, këngëtari nuk njihet në daljen e fundit

Justin Bieber është parë i tensionuar të mërkurën në New York City mes spekulimeve të fansave për çështjet martesore me gruan e tij Hailey...

Reagimi gazmor i qenit kur zbuloi se pronari i tij e kishte vënë atë në dietë

Platformat e mediave sociale si TikTok, X (dikur Twitter) dhe Instagram na sjellin çdo ditë skenat më qesharake që lidhen me botën e kafshëve. E fundit...

Kolla mund të jetë një simptomë e problemeve të zemrës, kur duhet të shkoni te mjeku

Edhe pse kolla e herëpashershme është një fenomen krejtësisht normal, një kollë që nuk largohet për një kohë të gjatë mund të jetë shenjë...

Pse na duket sikur muaji Janar është kaq i gjatë? Ja si e shpjegojnë psikologët

Muaji janar, i konsideruar shpesh si fillimi i një viti të ri, sjell me vete një përzierje emocionesh dhe pritshmërish. Megjithatë, për shumë njerëz,...

Lajme të tjera

Web TV