Bllokimi i tre merkatove/ Kukësi: Vendim i pakuptimtë, çështja u dërgua në CAS

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Skuadra e Kukësit ka humbur gjyqin me ish lojtarin e saj, Filip Zderic  në FIFA.

Qeveria e futbollit botëror ka bllokuar merkaton e verilindorëve për shkak të borxhit të papaguar ndaj mbrojtësit, i cili ka qenë pjesë e Kukësit në pjesën e dytë të sezonit 2017-2018.

FIFA ka urdhëruar klubin e Kukësit të paguajë në total rreth 52 mijë euro (8 mijë euro rroga dhe dëmshpërblimin prej rreth 44 mijë euro).

Nëse verilindorët nuk do të paguajnë këtë shumë atëherë atyre do t’u  bllokohet e drejta për të transferuar futbollistë për 3 merkatot e ardhshme

Ndërsa ka reaguar për këtë vendin në rrjetet sociale, Kukësi bën me dije se çështja në fjalë është dërguar në CAS dhe e konsideron vendimin e FIFA-s si të pakuptimtë.

Është e vërtetë që në klub ka ardhur një vendim i tillë, mirëpo ky vendim është i pakuptimë dhe klubi ka marrë masat e nevojshme për ta çuar çështjen deri në fund. Ky vendim tashmë është në CAS”-thuhet në postim

Sipas verilindorëve kroati refuzoi t’i bashkohej skuadrës në grumbullim në sezonin 2017-2018 pasi zhvilloi 16 ndeshje në kampionat dhe u largua duke mos respektuar dënimin e klubit për të luajtur me Kukësin B.

Mbrojtësit i është komunikuar që të bashkohet me grupin në grumbullim, mirëpo futbollisti ka refuzuar dhe për pasojë klubi e ka dënuar duke e dërguar të stërvitet me Kukësin B (aktiv asokohe). Futbollisti nuk e ka marrë parasysh këtë dënim të klubit, duke u larguar nga Shqiperia”-thuhet në reagimin e Kukësit.

Zderic luajti 16 ndeshje në kampionatin shqiptar dhe shënoi në debutim ndaj Vllaznisë në 26 janar 2018.ka.ta/Fjala.al/

https://www.instagram.com/p/CDTNH-Kj6zu/?utm_source=ig_web_copy_link

 

Të fundit

Fundi tragjik i Trockit, revolucionari që denoncoi ndarjen e kufijve shqiptar

21 Gusht 1940 - Pas atentatit një natë më parë ndahet nga jeta Leon Trocki Nga Leonard Veizi Më 21 gusht...

COVID po i bën gratë të plaken më shpejt se burrat/ Ja çfarë zbuloi studimi!

Infeksioni COVID-19 duket se shkakton plakjen e parakohshme të enëve të gjakut të grave, duke rritur potencialisht rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Gratë e infektuara...

Gjermania dhe problemi i saj me “vendet e sigurta”

“Vende të treta të sigurta” në ligjin gjerman dhe evropian të azilit i referohen vendeve ku, sipas vlerësimit të qeverisë gjermane ose Komisionit Evropian,...

Jo vetëm ushqimet, po shtrenjtohen dhe produktet e tjera

Inflacioni bazë u rrit për të pestin muaj radhazi në korrik dhe ka arritur nivelet më të larta që prej fillimit të vitit 2024....

Kokalari sulmon Pilinçin: Agron Llakaj duhet të japë dorëheqjen

Pa i përmendur emrin, aktivistja Evi Kokalari ka reaguar ndaj një personazhi që e konsideron veten politikan të nivelit të lartë, Pëllumb Pilinçi. Ai i...

Lajme të tjera

Web TV