Astronautët e NASA-s drejt kthimit në Tokë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy astronautët e NASA-s që udhëtuan për në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës me mjetin e ri fluturues Crew Dragon të kompanisë SpaceX, janë duke u kthyer për në Tokë, pas një qëndrimi prej dy muajsh në orbitë.

Kapsula me astronautët do të bjerë me parashutë në Gjirin e Meksikës, duke i dhënë fund një udhëtimi që shënoi misionin e parë pas nëntë vitesh të NASA-s për dërgimin e astronautëve në stacionin orbital.

Kapsula e misionit Endeavour me astronautët amerikanë Bob Behnken dhe Doug Hurley u shkëput nga stacioni orbital të shtunën mbrëma për t’u ulur pranë brigjeve të Floridës të dielën pasdite.

NASA's historic SpaceX mission
NASA’s historic SpaceX mission

Kjo është procedura e parë e këtij lloji me një kapsulë hapësinore të ndërtuar nga një kompani private.

“Ishin dy muaj të shkëlqyer dhe ne vlerësojmë gjithçka që ju bëtë si ekuipazh për të na ndihmuar të provojmë aftësitë e Dragonit në fluturimin e tij të parë me njerëz,” i tha astronauti Hurley anëtarit amerikan të ekuipazhit të mbetur në stacion, Chris Cassidy, para largimit.

NASA dhe SpaceX, që monitoronin kthimin e ekuipazhit, e përjashtuan opsionin që kapsula të ulej në oqean në fillim të javës së kaluar, për shkak të stuhisë tropikale Isaias, e cila tashmë është zbutur.

Me uljen e së dielës në Atlantik, anija do të provojë se është në gjendje të transportojë me sukses astronautët për në hapësirë dhe t’i kthejë ata në Tokë. Këtë udhëtim kompania SpaceX e ka realizuar dhjetëra herë me ngarkesë por kurrë më parë me njerëz në bord.

“Pjesa më e vështirë ishte të na çonte në stacion, por më e rëndësishmja është të na kthejë në Tokë,” tha Behnken gjatë ceremonisë së lamtumirës të shtunën në stacionin hapësinor.

Lexo edhe :  Zbulohet ‘foleja’ e prostitucionit në Tiranë/Në pranga tutori 20-vjeçar, në kërkim tjetri

Më 31 maj, SpaceX e sipërmarrësit miliarder Elon Musk, u bë e para kompani private që dërgon njerëzit në orbitë.

Zyrtarët e NASA-s kanë thënë se kapsula Crew Dragon, që mund të mbajë deri në shtatë astronautë, ka qenë në gjendje mjaft të mirë që nga lëshimi drejt stacionit hapësinor, ku astronautët kanë kryer testime dhe monitorime të funksionimit të saj gjatë kohës që ajo rrinte në pritje, e ankoruar në stacion./VOA

Të fundit

Tërmet i fortë ‘shkund’ bregdetin jugor, sa ishte magnituda dhe ku ishte epiqendra

Një tërmet me magnitudë 5.2 ballë të shkallës Rihter goditi bregdetin jugor të Spanjës, sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare (ESMC)....

‘Kjo është Rilindja Urbane 2.0’/ Tirana, zona më e nxehtë, s’ka lagje pa zaptuesin e saj

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar një fazë të re të ndërhyrjes së shtetit kundër ndërtimeve të paligjshme dhe zaptimeve, duke theksuar se “të gjitha ngrehinat...

“Gra bjonde me përmasa specifike të gj*ksit”/Kërkesat e ‘çmendura’ në 18-vjetorin e Jamal

Lamine Jamal mbushi dje 18 vjeç. Dhe festa e tij e ditëlindjes ka fituar një vëmendje të veçantë. Klaudia Kalvo, modele spanjolle, ka zbuluar detaje...

Trump paralajmëroi tarifa 30% për mallrat evropiane!/ BE gati të godasë SHBA-të

Bashkimi Evropian ka përgatitur një listë tarifash në vlerë prej 21 miliardë euro ndaj produkteve amerikane, nëse nuk arrihet një marrëveshje tregtare me Shtetet...

Nëse lufta troket te porta… por porta është e blinduar me iluzione

Nga Leonard Veizi Në Gjermani, që nga koha kur kancelari Helmut Kohl udhëhoqi vendin në ribashkimin e Gjermanisë pas rënies së Murit të Berlinit, e...

Lajme të tjera

Web TV