Policia s’fal/Arreston 2 drejtues mjetesh, bllokon 22 patenta dhe vendos 249 gjoba

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndërkohë që trafiku rëndohet, Policia Rrugore ka zbarkuar në terren dhe vijon punën për të ndihmuar lëvizjen e mjeteve duke shmangur bllokimet e ndalesat që vijnë si pasojë e parakalimeve të gabuara.

Ndërkohë uniformat blu bëjnë me dije se gjatë pasdites së sotme janë arrestuar dy drejtues mjetesh. Më konkretisht:

  • Në Fier është vënë në pranga një drejtues mjeti, shtetasi D. Xh., 38 vjeç, pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.61 mg/l dhe kryente manovra të rrezikshme në rrugë.
  • Në aksin rrugor Librazh-Elbasan, është vënë në pranga 29-vjeçarin E. S., i cili drejtonte mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.95 mg/l, duke u kthyer në rrezik potencial për sigurinë e jetës në rrugë.

Gjithashtu mësohet se në Vlorë, Durrës, Lezhë e Tiranë, gjatë pasdites së sotme, si rezultat i kontrolleve me radar janë pezulluar 13 leje drejtimi për shpejtësi dhe parakalime të gabuara me fushëpamje të kufizuar, si dhe 9 leje drejtimi, për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

Njëkohësisht janë vendosur 49 masa administrative për parakalime të gabuara në akset e sipërpërmendura, pasi kanë krijuar bllokime në rrugë.

Po gjatë pasdites e deri në këto momente janë vendosur 76 masa për përdorim të celularit, 101 masa për mospërdorim të rripit të sigurimit dhe 23 masa për mosvendosje të kaskës mbrojtëse.

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

Meta i drejtohet Biden përmes medies amerikane: Mos harroni Shqipërinë dhe rajonin

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta përmes një interviste për medien amerikane Fox News, i ka kërkuar presidentit...

“Rrënimi nis te shitja e votës”/ Gjekmarkaj nuk ndal sulmet nga Kukësi

Nënkryetari i Rithemelimit Agron Gjekmarkaj, e nisi fjalën e tij nga takimi me demokratë në Kukës, duke u kërkuar ndjesë për trazimet që “politikanët...

Grabitën turistët italianë, Vlora Marina mbulon vlerën e vjedhur

Vlora Marina është ofruar vullnetarisht që të mbulojë vlerën prej 2 500 € që i janë vjedhur turistëve italianë në Vlorë dy ditë më...

Analiza/ 2.3 miliardë euro nga Diaspora tek ne?

Nga Fatos Çoçoli  Sot, të 5 mijë e 141 vendet e uljes në Stadiumin Olimpik “Galatsi” në Athinë ishin mbushur si kurrë më parë, me...

A shkakton ankthi ëndrra të këqija? Ja ç’thonë psikologët

Ndodh që ëndrrat e këqija pasqyrojnë gjërat që keni përjetuar gjatë ditës apo ngjarje në botën reale. Por, duket se këto ëndrrat mund të...

Lajme të tjera

Web TV