Ruçi: Zvicra, partner i besuar dhe prioritar për të bashkëpunuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i ka dërguar sot një letër urimi Kryetares së Këshillit Kombëtar të Konfederatës së Zvicrës, Isabelle Moret, me rastin e Festës Kombëtare.

“Me rastin e 1 gushtit, Festës Kombëtare të Konfederatës së Zvicrës, Ju dërgoj urimet më të mira për popullin mik zviceran, Këshillin Kombëtar të Zvicrës dhe Ju personalisht.

Karta Federale si edhe themelimi i Konfederatës së Zvicrës në fillim të muajit gusht të vitit 1291, është një ngjarje e madhe historike për popullin zviceran, zhvillimin, prosperiterin dhe të ardhmen e Zvicrës.

Populli shqiptar ushqen një miqësi e respekt të thellë për popullin zviceran, për kontributin e tij në zhvillimin, historinë dhe kulturën botërore.

Marrëdhëniet dypalëshe midis vendeve tona janë shumë të mira. Aktualisht Zvicra është vendi i katërt donator dhe partneri i 8-të tregtar i Shqipërisë. Shqipëria e konsideron Zvicrën një partner shumë të besuar dhe një vend prioritar për të bashkëpunuar, në mbështetje të zhvillimit të vendit dhe stabilizimit të Ballkanit Perëndimor. Rreth 30 marrëveshjet e nënshkruara midis të dy vendeve janë një bazë e fuqishme për thellimin e bashkëpunimit në fusha të tilla si tregtia, transportet, ekonomia, siguria, energjia, bujqësia, etj.

Në Zvicër jeton prej dekadash një pjesë e rëndësishme e Diasporës shqiptare, e cila shërben si një urë miqësie e bashkëpunimi midis të dy vendeve.

Dëshiroj gjithashtu t’Ju përgëzoj për menaxhimin me sukses të situatës së pandemisë së Covid-19 dhe jam i bindur se Zvicra do të përballojë me sukses edhe strategjinë e daljes nga pandemiadhe normalizimin e rritjes dhe zhvillimit ekonomik tëvendit.”, shkruan në letrën e urimit Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Sfida dhe bllofi me diasporën

Nga Mero Baze Takimi i dytë i Edi Ramës me diasporën e forcoi takimin e parë të Athinës. Madje dhe...

Vila e Ahmetajt në Palasë lihet në sekuestro/ Gjykata Kushtetuese zbardh vendimin

Gjykata Kushtetuese ka lënë në sekuestro një vilë në Palasë që dyshohet se është pasuri e fshehur e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, prej dhjetë muajsh...

E pa dëgjuar/ Macja shkakton 325000 € dëme, por kush do të bëhet “kurban” ne vend të saj?

Një mace ka përmbytur bashkinë e Dokumit në Holandë duke shkaktuar dëme prej 325 000 eurosh, sipas administratës së qytetit. ”Macja u zbulua në bashkinë...

Rama në Milano, ironizon Berisha: Shkove si padrino i Ndokës, Rrajës dhe Bamit

Ish-kryeministri, Sali Berisha në fjalimin e drejtuar simpatizantëve të mbledhur poshtë banesës së tij, ku ai ndodhet prej muajsh në “arrest shtëpie”, ka komentuar...

Cila ka qenë dallga më e madhe e emigracionit shqiptar pas vitit 1990?

Nga Eduard Zaloshnja Në fund të vitit 1989 – para se të hiqeshin telat me gjemba nga kufijtë e Shqipërisë – në regjistrin e Gjendjes...

Lajme të tjera

Web TV