Duka uron klubet fituese të sezonit 2019-2020: Nuk është koha për festë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka uruar fituesit e edicionit futbollistik 2019/20 që sapo u mbyll. Një sezon i pazakontë që kaloi mes peripecive të imponuara nga pandemia Covid-19, por që arriti të rifillonte pas ndërprerjes dhe u mbyll me finalen e Kupës së Shqipërisë të dielën e 2 gushtit, që u fitua nga KF Teuta.

Kreu i qeverisë së futbollit u ka dërguar telegram urimi të gjitha klubeve që triumfuan këtë sezon, duke u shpallur kampionë në kategoritë përkatëse, apo duke u ngjitur një kategori më lart.

KF Tirana (kampione e Kategorisë Superiore, Vllaznia femra (Kampione & fituese e Kupës së Shqipërisë për femra), KF Teuta (fituese e Kupës së Shqipërisë), KF Apolonia (fituese e Grupit B & kampione e Kategorisë së Parë, kampione e Superiores U-19, kampione e Kategorisë së parë U-17), KS Kastrioti (fitues i Grupit A në Kategorinë e Parë), Vora (fitues i Grupit A & kampione e Kategorisë së Dytë), Tomori (fitues i Grupit B në Kategorinë e Dytë) si edhe ekipeve kampione të moshave që nga Internacional U-15, Shënkolli U-17, Football Republic U-19, etj., janë fituesit e edicionit futbollistik.

Në emër të Federatës Shqiptare të Futbollit dëshiroj t’ju dërgoj urimet më të përzemërta për suksesin në sezonin 2019/2020. Të gjithë ju duhet të jeni krenarë për këtë arritje të rëndësishme. Triumfi juaj është tërësisht rezultati konkret i punës së palodhur, angazhimit të madh, besimit të thellë dhe shpirtit të sakrificës që keni treguar gjatë një viti të vështirë për të gjithë.

Është koha të festoni për momentet e paharrueshme që keni kaluar gjatë këtij sezoni. Por duke filluar nga nesër, të gjithë së bashku, duhet t’i rikthehemi punës, madje duke shtuar forcat, për t’u përmirësuar dhe rritur akoma më shumë cilësinë sportive në të mirën tuaj dhe të futbollit shqiptar”, shkruan Presidenti Duka në urimet për klubet fituese të këtij sezoni.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Studimi tregon se martesa është e dëmshme për shëndetin mendor

Një studim i ri i publikuar në revistën "Alzheimer’s & Dementia" ka zbuluar se individët e pamartuar përfshirë ata...

Sot seanca e 20-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Për të 20-ën herë deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen për të vazhduar seancën për konstituimin e përbërjes së nëntë parlamentare të...

Administrata e Trump ndalon regjistrimin e studentëve të huaj në Harvard

Administrata Trump ka bllokuar regjistrimin e studentëve të huaj në Universitetin e Harvardit, duke synuar një burim të rëndësishëm financimi për kolegjin më të...

Harta e divorceve në 61 bashki! Shkalla më e lartë në jug, veriu mbetet më konservator

Traditat, niveli ekonomik dhe urbanizimi copëzojnë hartën e divorceve në bashkitë të vendit. Të dhënat nga Censit 2023 mbi gjendjen civile zbulojnë kontrastesh të forta...

Këmbimi valutor, 23 Maj 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 86.4 lekë dhe do të shitet me 87.5 lekë. Euro do të...

Lajme të tjera

Web TV