Ndahet nga jeta “Partizani i vogël Velo”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në moshën 90-vjeçare është ndarë nga jeta Konstandin Ropi, heroi i letrarizuar i subjektit të filmit “Partizani i vogël Velo”. Mbetur jetim që në fëmijëri Konstandin Ropi lindi në Leshnicë, Vithkuq në vitin 1930.

Prindërit iu vranë dhe ai u detyrua të dilte në mal partizan në moshën 12-vjeçare.

Është personazhi real i filmit të Kinostudios “Shqipëria e Re” që u kthye në heroin e filmit “Partizani i vogël Velo”.

Pas Çlirimit të vendit Ropi mësoi në shkollën ekonomike për kontabilitet në vitet 1947 – 1948. Më pas ka studiuar në shkollat ushtarake në Shkollën e Bashkuar.

Në Tiranë përfundoi Shkollën e Bashkuar të Oficerëve dhe njëkohësisht edhe Akademinë Ushtarake. Më pas, u dërgua me shërbim në Durrës ku shërbeu për shumë vite.

Pas daljes në pension u rikthye në vendlindje në Korçë.

Konstandin Ropi kishte në zotërim  një arsenal dekoratash të marra për veprimtarinë e tij në luftë, si: medaljen e trimërisë, medaljen e flamurit, ndërsa në Moskë është dekoruar  nga ish-presidenti rus Boris Jelcin me dekoratën e luftëtarit kundër Nazizmit.

Koco Ropi do të përcillet për në banesën e fundit  në qytetin e Korçës në orën 14.00.

 

 

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

Rikthehet Chris LaCivita, gazetari tregon detajet e hapjes së fushatës së PD-së

Duke folur në një lidhje live, gazetari Ardit Hoxha tregoi detaje në lidhje me hapjen e fushatës nga Partia...

Baton Haxhiu: PD ka një slogan të mirë, por nuk i përshtatet

Baton Haxhiu thotë se slogani që Partia Demokratike është një slogan i mirë, por që nuk i përshtatet. Në studion e Opinion, Haxhiu tha se...

Ç’ndodh nëse humbet fleta në postë? Ja ç’thotë Ilirjan Celibashi për votat e diasporës

Ç’ndodh nëse vota humbet në postë? Kjo ishte pyetja që i’u drejtua Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN...

Dhunohet gjatë ndeshjes Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Basketbollit

Një sherr mes disa personave është regjistruar mbrëmjen e djeshme në ambientet e pallatit të sportit “Asllan Rusi” ku është dhunuar Sekretari i Përgjithshëm...

Temperaturat do të arrijnë 30 gradë! Ja qytetet më nxehtë në 5 ditët në vijim

Pas motit pranveror që do të mbizotërojë këtë fundjavë, javën tjetër Shqipëria do të përjetojë një mot të nxehtë me temperatura tipike të verës....

Lajme të tjera

Web TV