Një ditë e veçantë për Thaçin (Foto)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sot për Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi është një ditë e veçantë, pasi nëna e tij feston 83-vjetorin.

Me anë të një postimi në rrjetin social shprehet i lumtur që nëna e tij arriti të përjetojë ëndrrën më të madhe të të gjitha nënave të Kosovës, lirinë dhe pavarësinë e vendit.

Postimi i plotë

Nanë, gëzuar ditëlindja e 83-të

Nana sot i mbushi 83 vjet. Mbi supet e saj tashmë rëndojnë tetë dekada dhe tri vjet jete jo të lehta. Na ka rritur me shumë përkushtim, duke na e mësuar dashurinë për njëri-tjetrin, për familjen dhe mbi të gjitha për atdheun, përkundër vështirësive.

Në çdo hap të jetës sime më ka përcjell bekimi i saj. Më ka përcjell këshilla për një jetë të ndershme, me dinjitet, sepse njeriu ka vetëm një jetë.

Jam shumë i lumtur që ajo e përjetoi ëndrrën më të madhe të të gjitha nënave të Kosovës, lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë. E përjetoi ëndrrën që mbesat dhe nipërit të rriten në Kosovën e sotme, të qetë dhe me ëndrra si gjithë moshatarët e tyre kudo në botën e lirë.

Sot nana është e rrethuar me dashurinë e pakufishme të trashëgimtarëve të shumtë, të cilët i dëshirojnë shëndet, pleqëri të mbarë dhe lumturi të pafund

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

Biden uron Pashkët ortodokse: Lutemi për paqen dhe drejtësinë për të gjithë njerëzit

Pashkët ortodokse të festuar nga miliona të krishterë në mbarë botën u u uruan nga Joe Biden. “Jill dhe unë...

Nga 3 mijë euro në…/ Menaxheri tregon si paguhen këngëtarët nëpër koncerte: Luizi…

Jemi në fillimin e sezonit veror 2024 dhe menaxheri i vipave Xhani Demnika ka ardhur në një intervistë për moderatoren Çenkuela Hasa ka zbuluar...

Ngjarja e rëndë në Shkodër, Spiropali: Drejtësia të jetë e pamëshirshme ndaj dhunës!

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë në Shkodër, ku një 39-vjeçare me 3 fëmijët e mitur...

I kini ditur? Ushqimet që s’duhet t’i hash kurrë me stomakun bosh

Ha mëngjes dhe sërish e ndjen stomakun të rëndë, ke djegie, urth? Fajin mund ta ketë ushqimi që ke konsumuar. Kos dhe nënprodukte të tjera...

Ushqimet që shkaktojnë celulit, zgjidhjet natyrale për ta trajtuar

Celuliti ndodh kur indet në shtresën e lëkurës dobësohen dhe lejojnë formimin e depozitave dhjamore shumë pranë sipërfaqes së lëkurës. Celuliti tanimë është kryefjala e...

Lajme të tjera

Web TV