Dëmtimet nga moti i keq në rrjet/OSSH në terren: Riparohen 50% të defekteve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Si pasojë shkarkesave atmosferike dhe stuhisë,  disa linja të tensionit të ulët e të mesëm pësuan avari si këputje përcjellësash, thyerje izolatorësh dhe rrëzime të shtyllave elektrike.

Zonat më të prekura nga dëmtimet në rrjet janë rajoni i Durrësit, Beratit, Gjirokastrës, Vlorës, Kukësit, Shkodrës dhe Burrelit.

“Brigadat e OSSH të përbëra nga 2 mijë punonjës të 11 drejtorive rajonale janë në terren duke punuar intensivisht për rikthimin sa më shpejt të normalitetit në furnizimin me energji elektrike.
Në krahasim me situatën e krijuar mëngjesin e sotëm, nga informacionet e dispecerisë qendrore në OSSH, deri në mesditë u riparuan mbi 50 përqind e defekteve, ndërsa po punohet për riparimin e fiderave të dëmtuar ë zonat rurale ku linjat janë ajrore dhe terreni është më i vështirë”, deklaron OSSH./Fjala.al/Ke.Ba

Të fundit

Ndryshimi i skemës së tarifimit për furrat e bukës/ OSHEE kontrolle në çdo subjekt

Furnizuesi i Shërbimit Universal ka përcaktuar procedurat që duhet të ndjekin furrat e bukës, që prodhojnë edhe produkte pastiçerie...

Ë N D R R A . E . M A M Ë S

Artan Shkreli vjet mbasi ndërroi jetë Gjergj Kastrioti, aty nga 1533-shi, doli në Augsburg të Gjermanisë libri i Marin Barletit me titull: "Des Allerstreytparsten und...

Rama me bluzën e Forcave të Armatosura: Nesër prezantojmë nismën për ‘Shqipërinë 2030’

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto në rrjetet sociale ku lajmëron se nesër në orën 10:00  do të prezantojë një nismë të re...

Momentet e fundit të Alma Arrazit, çfarë i tha kunatës pasi piu kafe me të?!

Prokuroria e Shkodrës në një njoftim zyrtar ka dhënë detaje në lidhje me arrestimin Erdgys Arrazit, i cili është vënë në pranga për shkaktim...

J.Lo sjell tendencën e thonjve që duhet ta provosh patjetër

Edhe pse Jennifer Lopez ishte veshur yll, këtë radhë vëmendja është tek thonjtë e saj! Pas kapërcimit të stinëve, nga e kuqja e ndezur...

Lajme të tjera

Web TV