Pandemia/Shënohen 6 viktima në 24 orët e fundit, ja si është situata në spitale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Janë shënuar 6 viktima për shkak të COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë raporton se në dy spitalet Covid, kanë ndërruar jetë një 58 vjeçar nga Durrësi, një 70 vjeçar nga Kruja, një 82 vjeçare nga Shijaku, një 63 vjeçar nga Kukësi, një 64 vjeçar nga Shkodra, një 69 vjeçar nga Elbasani.

Numri gjithsej i viktimave në vendin tonë ka arritur në 182 humbje jete. (Qarku Tiranë 89, Shkodër 31, Durrës 25, Fier 9, Elbasan 7, Lezhë 5, Kukës 5, Vlorë 4, Korçë 4, Dibër 2, Berat 1)

Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 110 pacientë te konfirmuar pozitiv ku 21 paciente janë në terapi intensive, 6 prej të cilëve pacientë të intubuar.
Po ashtu në dy spitalet, Covid 1 dhe Covid 2, përveç pacientëve të konfirmuar pozitivë me Covid19, vijojnë të marrin trajtim pacientë të dyshuar nga ana imazhetike si te prekur nga covid19, të cilët po trajtohen sipas protokolleve nga ekipet tona mjekësore në dy spitalet.

Sot u raportuan 139 raste të reja me COVID-19 , duke e çuar në 5889 numrin total të të infektuarve, 2589 prej të cilëve janë aktualisht aktivë.

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

“Sa shumë keni vjedhur”/Rama u përgjigjet komentuesve: E kuptoj që nuk del dot nga këneta

Sikundër e ka kthyer tashmë në ‘traditë’, kryeministri Edi Rama vijon komunikimin me ndjekësit e tij në rrjetet sociale,...

Mbyllet pas tetë orësh takimi intensiv i Ramës me drejtuesit e qarqeve

Për të tretën ditë me radhë, kryeministri Edi Rama zhvilloi sot takimet me drejtuesit politikë socialistë në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet parlamentare të...

Ja cilat janë tre zonat e ndotjes së lartë akustike në Tiranë?

Nivelet e zhurmës janë problematike në disa zona me trafik të lartë dhe aktivitet ekonomik intensiv, teksa zonat më të ndikuara përfshijnë “Pazarin e...

Astrologia Meri Shehu paralajmëron këto shenja për javën e ardhshme

Astrologia Meri Shehu në emisionin ‘Weekend’ drejtpërdrejtë nga Tirana paralajmëroi se çfarë thotë horoskopi për javën e ardhshme. Ajo dha paralajmërime për 12 shenjat, ku...

Luftojnë 6 sëmundjet e përhapura, çfarë ndodh me trupin po të hani 3 hurma çdo ditë

Ju mbase nuk dini disa fakte për hurmat e Arabisë, përveç faktit se janë shumë të shijshme dhe kanë shumë vlera ushqyese. Më poshtë po...

Lajme të tjera

Web TV