“Kur Zoti krijoi nënën”/Askush nuk duhet ta lërë pa e lexuar këtë histori

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një herë e një kohë, Zoti i mirë kishte vendosur të krijonte… nënën. Kishte gjashtë ditë që punonte pa reshtur, kur ja aty, u shfaq një engjëll që i tha Krijuesit: “Kjo punë po të bën të humbasësh shumë kohë, e?” E Ai: “Po, por a e ke lexuar se si do të jetë kjo krijesë? Duhet që me një të puthur të arrijë të shërojë çdo plagë. Me një buzëqeshje të arrijë të shërojë çdo përjetim negativ. Por gjithashtu, ajo duhet të ketë një dashuri shumë të madhe dhe të ketë gjashtë palë duar.

“Gjashtë palë?!” pyeti engjëlli i habitur. “Gjashtë palë duar nuk janë asgjë në krahasim me sytë. Ajo duhet të ketë tri palë sy.” – i tha Zoti. “Kaq shumë?” e pyeti engjëlli. “Sigurisht. Një palë sy për të parë dyerve të mbyllura kur fëmijët e saj janë aty brenda, ndonëse e di fare mirë se çfarë po bëjnë. Një palë tjetër pas kokës, për të parë çfarë nuk duhet të shohë, por që duhet të dijë. Dhe një palë tjetër për t’i thënë me shikim dhe në heshtje të birit që është në ndonjë qorrsokak ngatërresash se e kupton dhe se i do të mirën.

“Zot, shko të pushosh. Nesër është ditë e re…” – i tha engjëlli Zotit duke i fërkuar lehtë shpatullat, por Ai nuk e la të mbarojë. “Nuk mundem. Pothuajse kam mbaruar” – i tha Ai. Pastaj vazhdoi “Gati harrova. Nëna duhet të ketë edhe diçka tjetër. Duhet të shërohet vetë në qoftë se sëmuret, të mund të punojë 18 orë rresht, të arrijë të përgatisë darkën për gjashtë vetë me vetëm 300 gram mish të grirë dhe të arrijë t’i bëjë dush një fëmije një vjeç.”

Lexo edhe :  Vlorë/ Gjendet pistoleta me të cilën 17-vjeçarja qëlloi veten në shtëpinë e gjyshërve

Engjëlli iu soll rrotull modelit të nënës dhe duke e vëzhguar me kureshtje bëlbëzoi: “Është tepër e brishtë.”

Zoti e dëgjoi, u kthye nga ai dhe i tha: “Po, por reziston. Ti nuk e di se sa mund të durojë një nënë!” Engjëlli, sërish me atë fytyrën kureshtare pyeti Zotin: “A di të mendojë?” Zoti e pa, buzëqeshi lehtë dhe i tha: “ Jo vetëm di të mendojë, por di të përdorë në mënyrë të shkëlqyer arsyen dhe arrin të bëjë edhe marrëveshje.” Në këtë pikë engjëlli u përkul mbi modelin e nënës dhe i kaloi gishtin mbi njërën faqe. I shqetësuar i tha Zotit: “Këtu ka rrjedhje”, shkëputur nga libri “40 Histori në shkretëtirë” i shkrimtarit Bruno Ferero.

Zoti e pa, buzëqeshi njësoj si bën një mësues me nxënësit e shkollës fillore dhe i tha: “Nuk është një rrjedhje, por është një pikë loti.”  “E për çfarë shërben?” e pyeti engjëlli. “Për të shprehur trishtim, hidhërim, dhimbje, vetmi, gëzim dhe lumturi” i tha Zoti. “Ti o Zot je një gjeni” i  tha engjëlli me zë të lartë dhe plot gëzim. Me përmallim, Zoti shtoi: “ Engjëll…të të them të drejtën, nuk isha unë që ia vura lotin aty.”

 

 

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

Babai harron në makinë foshnjen 15 muajshe, gjendet pa jetë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Namur të Belgjikës, ku një foshnjë 15-muajshe është gjetur pa jetë pasi kishte...

Shembjet në Theth/ Meta leksion Berishës nga burgu: Opozita duhet të ishte atje

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një intervistë ka folur për opozitën dhe shembjet e ndodhura në Theth. Në këtë mënyrë thotë, Meta,...

Mesazhet kërcënues ndaj Endri Shabanit/ Reagon partia e Lapajt: Refuzojmë gjuhën e dhunës

Një audio me mesazh kërcënues ndaj kryetarit të partisë “Nisma Thurje”, Endri Shabani ka qarkulluar në rrjet, ku mësohet se është dërguar në platformën...

Pushime makthi për pasagjerët e një krociere, 140 persona të helmuar

Një udhëtim njëjavor turistik me anije nga Los Angeles drejt Meksikës është kthyer në një makth për 140 persona në bord. Sipas raportimeve, 134...

Ndizet një tjetër konflikt… për një shkëmb në mes të detit

Spanja dhe Maroku po përballen me një valë të re tensionesh politike dhe ushtarake në Ngushticën e Gjibraltarit, në sfondin e pretendimeve të përsëritura...

Lajme të tjera

Web TV