Pipero tregon bisedën me infermieren që s’besonte te Covid: Më mori ne telefon më tha…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mjeku i spitalit Infektiv, Pëllumb Pipero ka komentuar një mesazh të një qytetari, i cili shprehej se në shumë raste vdekjesh, u është thënë se duhet të regjistronin të afërmit e tyre si viktima të Covid-19.

“Nuk besoj që virusi ekziston. Kemi pasur raste vdekjesh dhe na është kërkuar t’i regjistrojmë si me Covid-19. Thuaj që vdiq nga corona na thonin,” ishte mesazhi i qytetarit.

Lidhur me këtë, Pipero u shpreh gjatë një interviste në “Abc News” se nuk ka mundësi të ndodhë, pasi duhet letër konfirmuese nga mjeku infeksionist që e ka ndjekur. Më tej, mjeku rrëfeu një bisedë të tij me një farmaciste 26-vjeçare e prekur nga Covid-19.

“Nuk mund të ndodhë pavarësisht se çfarë thonë. Pa një letër konfirmuese nga mjeku që është Covid nuk ka shanse të ndodhë kjo gjë. Nuk duhet ta besojmë. Një farmaciste nga Durrësi më mori ne tel pardje më tha jam keq. Kam dalë pozitive dhe jam keq dhe më vjen keq që kam qenë njeriu mosbesues që thoja mashtrohet populli. Sapo ju thashë që ka dy realitete. Kur më shohim mua më thonë ‘o Pipero po vërtet ka Covid mo’. Në spital, po hyre, i sëmuri nuk të lëshon nga dora se është i vetëm. Realiteti i spitalit është ndryshe. Mua më vjen keq që numrat te ne janë rritur se jemi të shkujdesur,”– tha Pipero

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

“Rusia ka bërë lëshime drejt një zgjidhjeje me Ukrainën”

Zëvendëspresidenti i SHBA-së JD Vance tha se Rusia ka bërë “lëshime të rëndësishme” drejt një zgjidhjeje të negociuar në...

Zjarr pranë godinës së Bashkisë Elbasan

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një godinë të amortizuar pranë Bashkisë së Elbasanit, duke shkaktuar panik tek banorët dhe tregtarët e zonës. Ngjarja ka...

Spiropali: Shqipëria qëndron krah Ukrainës, mbështesim sanksionet ndaj Rusisë

Ukraina feston 34-vjetorin e Pavarësisë ditën e sotme, ndërsa në kuadër të kësaj ditë në Tiranë është zhvilluar një aktivitet. E pranishme në këtë...

Nesër, dita kur vuloset fati i Adriatik Lapajt në politikë

Ankesa, rinumërime dhe beteja në Komisionin e Ankesave dhe në Kolegjin Zgjedhor. Përpjekjet e opozitës për të shpallur 11 majin si farsë elektorale dhe për...

Dhunë gjatë protestave në Serbi, si po reagon BE?

Situata në Serbi është e tensionuar: Çdo ditë ka raportime të reja për dhunë policore kundër demonstruesve, arrestime dhe akuza se qeveria e vendit...

Lajme të tjera

Web TV