Qetësia para furtunës/ Kalkulimet politike që bëhen për rikthimin në Këshillin Politik 

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në 20 gusht hyjnë në fuqi “marrëveshja e 5 qershorit”, si dhe ndryshimet kushtetuese për listat e hapura, duke e vënë Këshillin Politik para një debati të ri me rikthimin në tryezë të palëve. Ndërkohë palët po bëjnë kalkulimet e tyre politike dhe ligjore për implementimin e këtyre ndryshimeve që mazhoranca i bëri fakt të kryer pa konsensusin e opozitës.

Nga Blerina Gjoka 

Muaji gusht po noton në ujëra të qeta politike, por kjo është vetëm një qetësi para furtunës që pritet të nisë në fillim të shtatorit. Rikthimi i Këshillit Politik në funksion do të rikthejë edhe një herë debatin e fortë për ndryshimet kushtetuese dhe implementimin e tyre në kodin zgjedhor, i cili njihet si “marrëveshja e 5 qershorit”. Kodi i ri zgjedhor dhe ndryshimet në Kushtetutë, ku u ndryshuan listat e kandidatëve për deputetë, pritet të hyjnë në fuqi në 20 gusht, sipas afateve ligjore.

Marrëveshja e 5 qershorit u miratua me 23 korrik në Parlament, u dekretua menjëherë nga presidenti Ilir Meta dhe u botua në fletoren zyrtare më datë 4 gusht. Si rregull hyn në fuqi 15 ditë pasi është botuar në Fletoren Zyrtare. Ndërkaq, ndryshimet kushtetuese të miratuara më 30 korrik pritet ta marrin fuqinë ligjore para datës 20 gusht, pasi presidenti Meta nuk ka fuqi juridike për t’i kthyer pas në Kuvend, edhe pse kalojnë në zyrën e tij para se të hyjnë në fuqi.

Detyrat e reja të Këshillit Politik

Po çfarë do të ndodhë pas datës 20 gusht? Burime nga tryeza e Këshillit Politik i thanë gazetës “Fjala” se palët do të diskutojnë mbi një realitet të ri juridik pas kësaj date. Me hyrjen në fuqi të kodit zgjedhor dhe ndryshimeve kushtetuese, 4 anëtarët e këtij këshilli do të kenë dy detyra të rëndësishme përpara: zbatimin konkret të marrëveshjes së 5 qershorit, që parashikon ngritjen e KQZ-së së re dhe realizimin e procesit teknologjik për identifikimin e votuesve.

E ndërsa detyra e parë nuk paraqet problematikë, pasi paraprakisht palët kanë rënë dakord në parim, vetëm do të diskutohet realizimi i procesit të përzgjedhjes së anëtarëve të rinj të KQZ-së dhe më pas ky institucion do të bëjë tenderimin e një kompanie për futjen e sistemit teknologjik në procesin e votimit. Detyra e dytë është ajo që pritet të vlojë debatin politik përsëri, pasi opozita jashtëparlamentare, e cila përfaqësohet në këtë tryezë me dy anëtarë, PD-në dhe LSI-në, që kanë kundërshtuar ndryshimet kushtetuese të miratuara nga mazhoranca socialiste dhe deputetët e opozitës së re parlamentare në Kuvend. Burimet nga tryeza bënë të ditur se opozita do të bëjë ç’është e mundur të pengojë implementimin në kod të këtyre ndryshimeve, që do të kërkonte një tjetër votim në Kuvend.

Opozita do të luftojë në dy fronte, në debatin politik në tryezë dhe në kërkimin e mbështetjes së ndërkombëtarëve, gjithmonë me argumentin se këto ndryshime kanë shkelur marrëveshjen e 5 qershorit, ku parashikohet e zezë mbi të bardhë se çdo ndryshim i ri do të bëhej vetëm me konsensus mes palëve. Debati pritet të vijojë gjatë gjithë muajit shtator, pasi tetori shihet si një afat vendimtar juridik, meqë çdo ndryshim ligjor duhet të bëhet jo më vonë se 6 muaj para zgjedhjeve të reja, të cilat, sipas dakordësisë politike, pritet të mbahen në prill 2021.

Lexo edhe :  Akuzat e Metës, Kulluri: Kushdo që është nën hetim të përballet me drejtësinë

Mazhoranca, fushatë në mbrojtje të “listave të hapura”

Ndryshe nga tryeza e Këshillit Politik që po pret shtatorin për t’ju rikthyen debatit, partitë më të mëdha politike në vend kanë nisur fushatën e tyre të hershme për zgjedhjet që mbahen vitin tjetër. Partia Demokratike po lufton me tezën e hapjes së saj, me organizimin e brendshëm dhe me zgjedhjet e kandidatëve në konsultim me bazën e partisë, ndërsa Partia Socialiste ka nisur fushatën e mbrojtjes së “listave të hapura”, si një lëvizje që kërkon riafrimin me elektoratin.

Kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, në një takim në Sarandë tha dje se listat e mbyllura kanë penguar fuqizimin e ndikimit të votuesve në përzgjedhjen e kandidatëve. Sipas Ballës, me votimin për hapjen e listave, Partia Socialiste “u vendos në anën e duhur të historisë, të zhvillimit demokratik dhe të përsosjes së pluralizmit dhe në anën e duhur të popullit shqiptar, të zgjedhësve shqiptarë, të cilëve me këtë votë ne u japim mundësinë të zgjedhin, jo vetëm partinë, por dhe deputetin që duan”.

“Pak ditë më parë Kuvendi i Shqipërisë mori një vendim historik me hapjen e listave të kandidatëve për deputetë, në mënyrë që çdo qytetar të zgjedhë jo vetëm partinë, por edhe deputetin që do. Është fakt i pakundërshtueshëm se listat e mbyllura kanë penguar fuqizimin e ndikimit të votuesve në përzgjedhjen e kandidatëve. Listat e mbyllura ishin pengesë për përfaqësimin më të mirë të komuniteteve në Parlament.

Jam shumë krenar që edhe në këtë vendim të rëndësishëm Partia Socialiste, si gjithmonë, u vendos në anën e duhur të historisë, të zhvillimit demokratik dhe të përsosjes së pluralizmit dhe në anën e duhur të popullit shqiptar, të zgjedhësve shqiptarë, të cilëve me këtë votë ne u japim mundësinë të zgjedhin, jo vetëm partinë, por dhe deputetin që duan. Ata që janë kundër vendimit pa kthim tashmë të hapjes së listave, kanë vendosur të jenë në anën e gabuar të historisë dhe të jenë kundër popullit të vet. Kjo do të thotë të mos kesh besim te populli yt dhe të tregosh se nuk e meriton besimin e tij, për sa kohë nuk je në gjendje t’i japësh mundësinë që të bëjë zgjedhjen e vet.” – deklaroi Balla./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Protesta e ”Rithemelimit”/ Nga ora 09:45 bllokim qarkullimi në këto akse rrugore

Partia e Lirisë, Rithemelimi dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit do të mbajnë sot një tjetër protestë para Bashkisë...

Euro dhe paundi thellojnë rënien/ Kursi i këmbimit, 26 Prill 2024

Sot, më 26 prill 2024, në tregun valutor, dollari amerikan blihet me 94 lekë dhe shitet 94.8 lekë. Euro sot blihet me 100.7 lekë, ndërsa...

Vranësira dhe reshje shiu, në pasdite priten…/ Parashikimi i motit për sot

Këtë të premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte kryesisht të qëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët e vranësira kalimtare të cilat...

Meta sulmon Bashën: O legen, që asnjë nuk të njeh babanë, por vjehrrin!

Një raport i parikuperueshëm duket ai mes Ilir Metës dhe Lulzim Bashës. Vulën ia vuri sonte në “Frontline” në Report Tv vetë Ilir Meta i...

“Lëre betejën për veten”, Basha thirrje Berishës: Është momenti të bësh një hap pas

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është shprehur se ish-kryeministri Berisha bën betejë për interesat e veta, për të qëndruar në lojën politike. Komentet Basha...

Lajme të tjera

Web TV