Një 79-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht pasditen e sotme në fshatin Bujkë, Mat.
Ai ndezi një zjarr për pastrimin e tokës së tij në fshat, por si pasojë e përmasave të mëdha të zjarrit, është djegur edhe banesa e pa banueshme e tij. I moshuari, në përpjekje për të shuar zjarrin, dyshohet se është asfiksuar nga tymi dhe për pasojë ka humbur jetën.
Viktima është shtetasi Hazis Kuka, banues në qytetin e Burrelit
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po hetojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
/En.Br./Fjala.al