Ish-deputeti i PD: I afërmi më vdiq nga Covid-i, s’u përfshi në përditësimin e ministrisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-deputeti i PD-së, Luçiano Boçi ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje me një të afërm të tij që ka humbur jetën te spitali  Infektivi për shkak të Covid-19 dhe kjo nuk është deklaruar nga autoritetet shëndetësore.

Ish-deputeti demokrat deklaroi në Faxweb, se nuk u bë gjurmimi tek personat e kontaktuar prej tij dhe se e dëgjoi me vëmendje deklaratën e Ministrisë së Shëndetësisë dhe i afërmi i tij nuk u përmend, por u përmendën vetëm humbja e jetëve të dy grave.

“Një njeri i afërm i imi ndërroi jetë nga Covid ndërsa nuk është bërë gjurmimi tek personat e kontaktuar prej tij. Unë e kam mbajtur në heshtje këtë rast por kur zemërata me një menaxhim të tillë është aq e madhe, nuk mund ta mbash vetëm për vete. Humbi jetën në Spitalin Infektiv, e kam deklaratën e autoriteteve shëndetësore, e dëgjova dhe përmendi vetëm dy gra që kishin humbur jetën, ndërsa për rastin e personit tim të afërt nuk u përmend.

Nuk ka ndërkohë testime të njerëzve të familjes, të kontakteve parësore dhe dytësore. Rasti i fundit është i Drejtoreshës së Zyrës Arsimore që doli me Covid, por asnjëri prej punonjësve të tjerë nuk janë testuar. Vetëm para 30 minutash kam mesazh që asnjë nga personat që punon aty, nuk është testuar. E vërteta shëron, duhet pranuar se të lejon të ruash vetveten, personat afër teje dhe shoqërisë.

Me dhimbje e solla nga eksperienca personale, nuk do doja se sjell emocionalitet, por kjo tregon se si është gjendja, pse protokollet nuk zbatohen. Pse në Shqipëri ka humbur shpresa e jetës ndaj Covidit për persona siç ndodhi me skulptorin e njohur, ndërsa disa të tjerë dërgohen edhe jashtë. Qeveria duket qartazi se ka hequr dorë nga çdo lloj angazhimi. Nuk ka një angazhim qeveritar për testimet”, tha Boçi./En.Br./Fjala.al

Të fundit

Ajsbergu masiv i afrohet këtij fshati të vogël, banorët të alarmuar

Një ajsberg me “përmasa titanike” është afruar në mënyrë të rrezikshme pranë një fshati të vogël në Grenlandë, duke...

Krybashkiaku i Hasit nuk i bindet Ramës: Nuk kam në plan të shkarkoj asnjë punonjës

Kryetari i Bashkisë Has, Miftar Dauti, u shpreh në reagim për TCH se nuk e ka në plan të shkarkojë asnjë punonjës, vetëm nëse...

Plumbat e luftës, brenda muzeve fantazmë të Ukrainës

Ekspozitat zëvendësohen nga fragmentet e luftës dhe pushtimit nga Charlotte Higgins Një statujë gjigante e stilit kubist nga epoka sovjetike, që përfaqëson një ushtar prej betoni...

Hapen regjistrimet në Arsimin Profesional/ Ja ku mund të aplikoni

Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim në rrjetin e tij social Facebook, ku njofton se janë hapur regjistrimet për Arsim Profesional. Rama bën me...

Qumështi dhe bulmeti vetëm me faturë, nisin inspektimet në terren

Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj, ka publikuar foto nga nisja e inskpektimeve në biznese të të gjitha niveleve për të siguruar faturimin e detyrueshëm...

Lajme të tjera

Web TV