Moto GP, Brad Binder, fituesi i papritur i Çmimit të Madh të Republikës Çeke

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka qenë padyshim “një rrufe në qiellin e pastër” të Bërnos, në rastin aktual, sepse ka ardhur një fitore krejt e papritur e Brad Binderit në Çmimin e Madh të Republikës Çeke, të zhvilluar të dielën pasdreke.

Piloti afrikanojugor i “KTM”-së, është nisur nga vendi i 7-të dhe më pas është vënë krye të garës, duke udhëhequr majde i pashqetësuar nga të tjerët.

Kjo është fitorja e parë për Binderit në Moto GP. Në vend të dytë u rendit Franko Morbideli dhe, për pilotin e skuadrës kliente të “Jamaha”-s, “Petronas”it, ky është podiumi i parë, në nivelin më të lartë të Kampionatit Botëror të Motoçiklizmit.

Podiumi u plotësua me francezin e “Dukati”-t, Johan Zarko, i cili në fakt ishte nisur nga vendi i parë. Zarkoja pati madje dhe një ndëshkim për shkak të incidentit me Pol Espargaronë.

Në vend të katërt u rendit piloti i “Suzuki”-t, Aleks Rins, dhe, në të 5-tin, Valentino Rosi me “Jamaha”-n zyrtare. Duket se piloti italin është detyruar ta shtyjë kështu për garën e ardhshme, podiumin e 200-të në karrierë.

Për veteranin e mbiquajtur “Doktori”, ka qenë një garë e mirë, pasi, edhe pse u nis nga vendi i 10-të, arriti të shkojë deri në të 5-tin dhe të marrë të tjera pikë të vlefshme në renditje.

Por nuk ka përfunduar aspak mirë gara për kryesuesin e renditjes botërore të pilotëve në Moto GP, Fabio Kuartararo. Francezi e ka mbyllur konkurrimin në Brno në vendin e 7-të, duke shqetësuar në njëfarë mënyre drejtuesit e skuadrës kliente të “Jamaha Petronas”-it.

Por ka shkuar akoma më keq për dy pilotët e “Dukati”-t zyrtare, Andrea Doviciozo dhe Danilo Petruçi, që nuk shkuan dot më larg se vendi i 11-të e i 12-të përkatësisht.

Lexo edhe :  “Dita e Fitores” është termi më i kërkuar në Google në Ukrainë

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Çfarë mund të bëjë modeli i ri i Inteligjencës Artificiale?

OpenAI ka prezantuar një version të ri – me kapacitet më të lartë dhe me më shumë aftësi si...

Leku i “Ramës”, Leku i “Enverit”, Leku i “Zogut”

Nga Eduard Zaloshnja Sipas të dhënave në faqen e internetit të Bankës së Shqipërisë, rreth 40% e të gjithë lekëve që qarkullojnë në ekonominë tonë...

“Tirana kryeqyteti digjital i Europës”/ Veliaj pret CEO-n e AADF: Dy projekte të reja

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në takim CEO-n e Bordit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, Michael Granoff, me të cilin ndau...

A do të jetë opinionist në Big Brother Vip Kosova? Luiz Ejlli shuan zërat njëherë e mirë

Fituesi i Big Brother VIP Albania 2, Luiz Ejlli, vazhdon të jetë një ndër personazhet më të komentuar dhe më të kërkuar në treg. Këngëtari...

Mourinho gati për aventurën e re, ja ku do ta shohim trajnerin portugez vitin e ardhshëm

Jose Mourinho nuk do të qëndrojë shumë kohë pa një ekip. Tekniku portugez që u pushua nga Roma para pak muajsh sipas informacioneve të...

Lajme të tjera

Web TV