Përplasja Pekin-Uashington/Kina vendos sanksione ndaj 11 shtetasve të SHBA

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kina vendosi sanksione ndaj 11 shtetasve të SHBA, përfshirë ligjvënës nga Partia Republikane e Presidentit Donald Trump, si përgjigje për vendosjen nga Uashingtoni të sanksioneve ndaj Hong Kongut dhe ndaj zyrtarëve kinezë të akuzuar për kufizimin e lirive politike në ish-koloninë britanike.

Në shënjestër të sanksioneve të së hënës ishin gjashtë ligjvënës republikanë, Senatorët Ted Cruz, Marco Rubio, Tom Cotton, Josh Hawley dhe Pat Toomey si dhe anëtari i Dhomës së Përfaqësuesve Chris Smith. Të tjerët janë individë nga organizata jofitimprurëse dhe ato për të drejtat e njeriut.

“Në përgjigje të asaj sjelljeje të gabuar amerikane, Kina ka vendosur të shpallë sanksione ndaj individëve që kanë vepruar në mënyrë të tepruar për çështje që lidhen me Hong Kongun,” tha zëdhënësi i ministrisë së jashtme kineze Zhao Lijian në një konferencë shtypi të hënën.

Ai nuk specifikoi se çfarë pasoja kanë sanksionet në fjalë.

Marrëdhëniet midis dy vendeve janë përkeqësuar ashpër muajt e fundit për çështje që variojnë nga tregtia dhe Hong Kongu e deri te trajtimin nga Kina të koronavirusit.

Të premten, Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj Shefes Ekzekutive të Hong Kongut Carrie Lam dhe shefave aktualë dhe të mëparshëm të policisë së qytetit.

Ligjvënësit amerikanë të vënë në shënjestër nga Kina të hënën kanë qenë midis kritikëve më të zëshëm të një ligji të ri të sigurisë kombëtare që Pekini ia imponoi Hong Kongut në fund të qershorit.

Anëtarët e Kongresit amerikan zakonisht i marrin si kompliment e jo si problem sanksionet e vëna ndaj tyre nga kundërshtarët e SHBA.

Zyra e ligjvënësit Hawley bëri një deklaratë ku thuhet se senatori nuk do të “tërhiqet” dhe se do të “vazhdojë të mbrojë interesat e Amerikës”.

Lexo edhe :  Prifti ra nga çatia e kishës në Korçë! DETAJET e fundit për ngjarjen e sotme

Kjo është hera e dytë që Kina njofton sanksione ndaj republikanëve. Muajin e kaluar, Pekini vuri në shënjestër senatorët Cruz, Rubio dhe Smith pas penalizimit nga Uashingtoni të zyrtarëve kinezë për çështjen e trajtimit nga Kina të myslimanëve ujgurë./VOA

Të fundit

Vrasja në Madrid/ Kush ishte këshilltari presidencial ukrainas Andriy Portnov

Derisa po shkonte për të hipur në veturën e tij të tipit, Mercedes, pasi i kishte lënë fëmijët në...

Izraeli akuza të forta liderëve perëndimorë/ Jeni në anën e gabuar të historisë!

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka lëshuar akuza të forta ndaj kryeministrit britanik Keir Starmer, presidentin francez Emmanuel Macron dhe kryeministrin kanadez Mark Carney. Në një video të publikuar në...

Selena jep sinjale paqeje ndaj Hailey-t: Ti vlen shumë më tepër sesa mendon

Selena Gomez duket se po dërgon një mesazh paqeje, mes thashethemeve të vazhdueshme në rrjet për një konflikt të supozuar me Hailey Bieber. Këngëtarja e...

OBSH thirrje Izraelit të ndalë sulmet në Gaza: A mund të keni pak mëshirë?!

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) i bëri thirrje Izraelit të tregojë “mëshirë” në luftën në Gaza dhe këmbënguli se paqja ishte në...

Studimi tregon se martesa është e dëmshme për shëndetin mendor

Një studim i ri i publikuar në revistën "Alzheimer’s & Dementia" ka zbuluar se individët e pamartuar përfshirë ata që nuk janë martuar kurrë,...

Lajme të tjera

Web TV