46 vjet nga skandali i Watergate që solli dorëheqjen e presidentit të SHBA, ylli polar i gazetarisë investigative

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Si sot 46 vjet më parë presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Richard Nixon dha dorëheqjen. Më 8 gusht 1974 ai e bëri atë publike dhe më 11 gusht u largua nga Shtëpia e Bardhë.

Gjithçka erdhi nga publikimi në media të një skandali sipas të cilit presidenti republikan kishte urdhëruar përgjimin e demokratëve në godinën e Watergate në Washington. Gazetarët e gazetës “Washington Post” Bob Woodward dhe Karl Bernstein ishin ata që investiguan dhe zbardhën gjithçka që kishte ndodhur natën e 17 qershorit të vitit 1972.

Askush nuk do kishte mësuar se çfarë kishte ndodhur nëse Woodward dhe Bernstein nuk do kishin bërë detyrën e tyre si profesionistë. Prandaj edhe sot kjo ngjarje cilësohet si ylli polar i gazetarisë investigative. Më poshtë po botojmë historinë e këtij skandali të sjellë nga gazetarja dhe studiuesja shqiptare Albana Lifschin që jeton në SHBA të botuar në librin e saj “Udhëtim në historinë e Amerikës”

Albana Lifschin

Kujtese nga historia e USA: Skandali i Uotërgejtit

Në 8 Gusht 1974, në orën 9 të darkës, Presidenti Nikson u shfaq në ekranin televiziv për të deklaruar dorëheqjen. Imazhi i fundit i presidentit mbeti përshëndetja e tij nga dera e helikopterit,duke i lënë lamtumirën stafit të Shtëpisë se Bardhë… Në 17 Qershor të vitit 1972, një lajmi çuditshëm mbushi faqet e gazetave dhe programet televizive të lajmeve. Pesë veta ishin arrestuar në mes të natës në zyrat e Partisë Demokratike në apartamentet e Uotërgejtit në Uashington. Njëra nga ato ishte zyra e
Larry O’Brien, shefit të partisë. Vjedhje? Të arrestuarit nuk dukeshin si vjedhës oridinerë por ishin të
veshur me kostume. Per më tepër ata nuk ishin kapur duke grabitur por duke instaluar aparate përgjimi. Pas konfiskimit te tyre policia kishte gjetur madje edhe një libër adresash me emrin e Hoëard Hunt,ËH, që nënkuptonte “Ëhite House.” Identiteti i tyre u zbulua të nesërmen pasi kaluan një natë në polici. Njëri prej tyre, McCord kishte punuar për CIA-n. Zgjedhjet presidenciale ishin vetëm pesë
muaj larg. A thua presidenti kishte vënë përgjues ndaj parties opozitare?
Ronald Ziegler, sekretari i shtypit i presidentit Nikson e quajti ngjarjen si një episod vjedhje të dorës se tretë. Pak ditë më pas, vetë presidenti Nikson në një konference shtypi në televizion tha se “përgjimi elektronik nuk ka vënd në proçesin tonë elektoral apo qeveritar”. U duk e çuditshme që shumë kanale televizive e kaluan këtë incident shkarazi. Asnjë rrjet informacioni nuk hyri më thellë në misterin e Uotërgejtit me përjashtim të gazetës “Ëashington Post”dhe gazetarëve të saj Bob Ëoodëard dhe Karl Bernstein. Ndërkohë lajmet kryesore në televizion dhe gazeta mbulonin
fushatën e zgjedhjeve presidenciale. Partia republikanë kishte riemëruar presidentin Nikson si kandidat për president edhe për katër vjet të tjera. Partia demokratike kishte dhënë si kandidat të sajin, Z. McGovern. Presidenti mbushte ekranet e kanaleve televizive me pritje e përcjellje delegacionesh nga bota. Mendohej që rizgjedhja e tij për herën e dytë në postin e presidentit ishte e padiskutushme.
Kishte qënë një vit i jashtëzakonshëm për presidentin dhe gjithë vëndin. Për herë të parë, pas një çerek shekulli lufte të ftohtë midis dy kampeve, një president amerikan kishte bërë vizitën e tij në një vënd komunist (në Kinë). Vizita e presidentit qe shoqëruar me një ekipi të madh televiziv.
Ngjarja kishte emocionin e zbritjes se njeriut në hënë. Transmetimi televiziv ishte një moment simbolik për të kapur vështrimin e gjithë botës. Teleshikusi në ekran pa buzëqeshje e shtrëngime duarsh spektakolare. Dukej sikur çdo gjë qe e llogaritur, madje edhe vëndet ku u shkrepën aparatët fotografike. Edhe koha e mbërritjes në atdhe e presidentit Nikson. Aeroplani qëndroi për disa orë në Alaska për të arritur në Uashington pikërisht në “prime time” kohën e lajmeve kryesore. Tre muaj më vonë erdhi vizita në Moskë. Takimet me Brezhnjevin rezultuan në nënshkrimin e paktit për kufizimin armëve bërthamore. Përsëri buzëqeshje, shtrëngime duarsh. Vizita në Pekin dhe me pas në Moskë dha përshtypjen e zbutjes së tensionit me këto dy vënde. ”Një kohë e re” po lindte. Kundërshtaret e tij ishin neutralizuar e madje disa nga ata u bashkuan me presidentin.
Përdorimi i televizionit nga presidenti ishte bërë me efektivitetin maksimal për imazhin e tij. Kulmi arriti në 1 qershor, kur kamera e shoqëroi direkt presidentin nga zbritja në bazën ajrore nga helikopteri për në Kongresin amerikan ku presidenti raportoi për udhëtimin e tij në misionin për paqe. Ai nderpritej vazhdimisht nga duartrokitjet. Për shumë njerëz u bë e besueshme që konflikti me Vietnamin do të zgjidhej brënda konteksit të vullnetit të mirë të supërfuqisë botërore. Udhëtimi televiziv kishte ndërtuar përfundimisht imazhin e fitores së presidentit në zgjedhjet presidenciale që po afronin.
Nëse shumëkush ishte i sigurtë për këtë, vetë presidenti kishte marrë të gjitha masat për të siguruar fitoren e tij, madje duke përdorur edhe mënyra klandestine spiunazhi e sabotazhi kundër opozitës.
Ndërkohë gazetarët e Uashington Postit vazhdonin hetimin e “incidentit” të Uotërgejtit duke deklaruar sëfundi se incidenti i çonte direkt në “Shtëpinë e Bardhë.” Sidoqoftë zgjedhjet presidenciale erdhën dhe Riçard Niksoni korri një fitore të madhe: 49 shtete kishin votuar për të. Në 27 janar 1973, në Paris, firmosej marrëveshja që “i jepte fund luftës në Vietnam dhe restauronte paqen.” Prestigji i Presidentit amerikan në botë qe rritur si asnjëherë. Por tabloja filloi të ndryshojë kur senati amerikan mori vendim për ngritjen e një komisioni hetimor për çështjen e Uotërgejtit. Kryetar i këtij komisioni u zgjodh senatori Sem Ervin nga Karolina e Veriut. Dëgjimet, dhënia e dëshmive, për skandalin do të bëheshin
nëpërmjet televizionit. Televizioni publik vendosi t’i jepte ato çdo ditë, direkt. Efekti qe i jashtëzakonshëm. Ashtu si dikur në kohën e senator Makarthit, televizioni bëri “një transfuzion gjaku” duke rrëzuar një imazh e në proces duke ndërtuar një tjetër për presidentin. Kryetari i komisionit Sam Ervin me aforizmat e citimet nga Bibla u bë shumë popullor. Siç po zbuloheshin ngjarjet njëra pas
tjetrës njerëzit po shikonin një administratë të korruptuar ku ndërthureshin rryshfetet, sabotazhi, spiunazhi, vjedhjet e dëshmitë e rreme. Implikimi i presidentit në të tëra këto ishte i
pakundërshtushëm. Sipas sondazheve që u bënë vlerësimi i presidentit nga populli amerikan ra njëherësh, nga 68 përqind në 31 përqind. Gjatë procesit të dëgjimit të dëshmitareve, një ndihmës i tij deklaroi që një system aparatesh përgjimi ishte vendosur edhe në Kemp Dejvid që në 1971. Këtë fakt e dinin vetëm pak njerëz. U kërkuan menjëherë shiritat ku qe bërë regjistrimii bisedave. Presidenti Nikson
refuzoi kërkesën në preteksin e mbrojtjes “së sekretit konfidencial të presidentit” dhe sigurimit kombëtar. Ai dorëzoi vetëm disa nga ato, njëra prej të cilave kishte një ‘segment” të fshirë prej 18 minutash. Në të njëjtën kohë të reja të tjera të pakënaqëshme ekspozoheshin në lajmet. Zëvëndës presidenti Spiro Agnju akuzohej nga prokurori i përgjithshëm E. Riçardson për rryshfetet që kishte marrë që nga koha kur qe guvernator i shtetit të Merilendit e në vazhdim, si edhe për mospagimin e taksave shtetërore. Duke pranuar fajësinë e tij, zëvëndëspresidenti u detyrua të jepte dorëheqjen në tetor 1973. Spiro Agnju ka qënë i vetmi zëvëndës president, në historinë e Amerikës që ka qënë i detyruar të jepte dorëheqjen për shkelje ligjore.
” Të mirat’ po ktheheshin në të kundërtën e tyre me shpejtësi.
Presidenti Nikson bëri disa dalje në ekran për të ndalur vrullin e së keqes. Në to ai e konsideroi veten viktimë të sulmeve keqdashëse, ndërkohë që ai ishte i fokusuar në çështje të rëndësishme. Interesat e tij ishin shumë më të mëdha, ishte Amerika, ishte Bota. Ndërkohë që komisioni gjyqësor kishte vendosur të bënte deponimet e fundit të hapura në televizion kundër presidentit, Niksoni ndërmori edhe një udhëtim tjetër spektakolar nëpër botë, këtë radhë në Lindjen e Mesme. Edhe njëherë shikuesit shtangën duke parë turmat e njerzve që i uronin nxehtësisht mirëseardhjen presidentit amerikan, në Egjypt, Siri, Israel dhe me pas përsëri në Moskë. Edhe një herë ai i dha botës imazhin e një presidenti të suksesshëm të preokupuar për punën, pavarësisht nga fati i hidhur që e priste në vëndin e tij. Mjerisht aftësia e tij për të mbuluar dramën nuk mundi ta shpëtonte presidentin Riçard Nikson nga rënia. Pas dëgjimit të
dëshmive të fundit në ekran, dënimi i presidenti nga senati dukej i paevitushëm.
Një grup udhëheqësish republikanë i bënë një vizitë presidentit për t’i komunikuar “vendimin”: Ai duhej të lëshonte karriken. Në 8 Gusht 1974, në orën 9 të darkës, Presidenti Nikson u shfaq në ekranin televiziv për të deklaruar dorëheqjen. Imazhi i fundit i presidentit mbeti përshëndetja e tij me dorë nga dera e helikopterit,duke i lënë lamtumirën stafit të Shtëpisë se Bardhë, miqve e të njohurve dhe nëpërmjet ekranit gjithë popullit amerikan si president i diskridituar nga skandali i tij.
(Nga libri im “Udhëtim në Historinë e Amerikës” bot 2003 ribot 2006, 2010.
Page 307

Lexo edhe :  Basha uron Vitin e Ri: Shëndet, dashuri dhe shpresë për familjet shqiptare!

 

Të fundit

Vijojnë temperaturat nën zero/ Parashikimi i motit për sot, 1 janar 2025

Që në orët e para të mëngjesit vendi ynë do të mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe vranësira të...

Viti i Ri nis me lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

Viti i Ri ka nisur me lëkundje tërmeti në Shqipëri. Pak pas mesnate lëkundje janë regjistruar në veri të vendit, 8 km në verilindje të...

Viti i Ri/ 16 persona u dëmtuan nga fishekzjarret! Proda inspekton policët në detyrë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka inspektuar punonjësit e Policisë që ishin në detyrë gjatë natës së ndërrimit të viteve, për të...

Viti i Ri nis me binjakë/ Rama: Lajm i një viti me bereqet

Viti i Ri ka nisur me binjakë. Dy djem ishin bebet e para të vitit 2025, të cilët lindën në martenitetin Mbretëresha Geraldine. Kryeministri Edi Rama...

Çfarë kanë parashikuar yjet për ditën e parë të vitit 2025?

Dashi  Nesër është një ditë e rëndësishme për reflektim. Natyrisht jeni të prirur të veproni shpejt dhe impulsivisht, por yjet ju këshillojnë të tregoheni të...

Lajme të tjera

Web TV