“Bashkohuni, merrni në dorë fatet tuaja dhe të atdheut”, Meta thirrje rinisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sot në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, Presidenti Ilir Meta ka dalë me një thirrje të fortë për të gjithë të rinjtë shqiptarë, që të bashkohen dhe të marrin në dorë fatet e tyre dhe të atdheut.

Duke kujtuar se populli shqiptar në momente krizash është ngritur e “i ka bërë ballë çdo lloj vështirësie dhe shpartalluar çdo lloj kërcënimi”, Presidenti thekson se sot është koha që pikërisht të rinjtë të mbrojnë të ardhmen e Shqipërisë.

“Unë besoj në vetëdijen dhe përgjegjshmërinë e madhe që do të merrni për ta ushtruar me vendosmëri dhe shqiptari këtë detyrë të lartë!”, shkruan Meta.

Postimi i Presidentit Meta:

Të dashur të rinj e të reja, shpresa dhe garancia e lirisë, sovranitetit e së ardhmes europiane së Shqipërisë,

Është fakt se shumë prej jush përballen ende me pengesa, përjashtime, moskuptime dhe zhgënjime të mëdha, që ju kanë detyruar të gjeni forma të ndryshme për t’u arratisur nga ky realitet i papranueshëm, deri edhe në largim masiv nga Atdheu.

Përgjatë gjithë historisë sonë, luftës për liri e pavarësi dhe përpjekjeve për demokratizim, progres e begati të Shqipërisë, veçanërisht në momentet e tragjedive, kriza dhe sfidave të mëdha, populli ynë është ringritur dhe udhëhequr nga idealet, guximi, energjia, talenti dhe forca e rinisë, duke i bërë ballë çdo lloj vështirësie dhe shpartalluar çdo lloj kërcënimi.

Sot në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, apeli im për të gjithë ju të rinj e të reja kuq e zi është: Bashkohuni dhe merrni në dorë fatet tuaja dhe të atdheut tonë!

Është koha të mbroni të ardhmen e Shqipërisë dhe unë besoj në vetëdijen dhe përgjegjshmërinë e madhe që do të merrni për ta ushtruar me vendosmëri dhe shqiptari këtë detyrë të lartë!

Lexo edhe :  “The National”: Tirana në 48 orë: Vizitoni atraksionet kryesore të kryeqytetit plot jetë

Koha që zëri juaj të dëgjohet!

Po, Shqipëria do bëhet nga rinia! nëse jo ju, kush tjetër?! O sot, o kurrë! ??/Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Manifaktura apel qeverisë: Ta kthejmë Shqipërinë në qendër prodhimi për ushtritë e NATO-s

Rritja e shpenzimeve për mbrojtjen nga vendet anëtare të NATO-s dhe interesi i lartë për veshje ushtarake kohët e...

“Ecim”, vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama ndan pamjet

Aksioni për lirimin e hapësirave publike nga tavolinat, karriget dhe objektet që kanë zaptuar në mënyrë të paligjshme trotuaret dhe ambientet e përbashkëta po...

Studim me gjetje të rëndësishme për parandalimin dhe kontrollin e kancerit të mëlçisë

Një raport historik mbi parandalimin dhe kontrollin global të kancerit të mëlçisë, i udhëhequr nga ekspertë kinezë dhe i botuar së fundmi në revistën...

Rexhep Qosja: Çfarë mësova nga humbja e vajzës sime!

Nga Rexhep Qosja F A L Ë N D E R I M Me 28 korrik, pas një kohe të gjatë të mbushur me dhembje e...

“12 herë kampione në Berat”/ Sara Gjordeni zbulon talentin e saj të fshehur

Përmes një fotografie të vajzës së saj të vogël pranë një tavoline shahu, Sara ndau me ndjekësit një fakt surprizues për të kaluarën e...

Lajme të tjera

Web TV