Ju zë makina?Ja disa zgjidhje që do t’ju ndihmojnë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë udhëtimeve me makinë,tren,avion apo traget na lind një problem ose siç njihet fenomeni i marrjes së mendve dhe të përzierat gjatë udhëtimit.

Ky problem kthehet në një shqetësim si për personat që vuan, edhe për ata që udhëtojnë me ta. Me nisjen e sezonit të verës, kur lëvizjet me makinë janë më të shpeshta, ky problem duket sikur bëhet edhe më shqetësues.

1. Duhet të keni parasysh të uleni atje ku tronditjet janë më të vogla. Një nga arsyet që të zë makina është tronditja e madhe gjatë rrugës. Minimizojini ato dhe uluni në ndenjësen përpara të makinës, ose në mes në ndenjëset mbrapa.

2.Gjithmonë duhet të shikoni përpara në drejtim të rrugës,jo anësore.

3. Shmangni leximin apo shikimin e një filmi. Mos u merrni as me telefonin tuaj.

4. Rehatohuni, vishni veshje të lirshme që nuk ju ngushtojnë tek barku dhe mbani edhe jastëkë të posaçëm udhëtimi.

5. Para se të niseni mos hani shumë. Stomaku nuk duhet të jetë as bosh, por as më i mbushur nga sa duhet.

6. Mos e nxehni shumë ambientin, shmangni aromat e forta dhe herë pas here ajroseni makinën.

7. Nisuni qetësisht dhe jo të stresuar.

8. Konsumoni xhenxhefil. Mund të jetë një zgjidhje shumë e mirë që të pini para udhëtimit tuaj ujë me xhenxhefil pasi kjo rrënjë përmban substanca antioksiduese si xhenxhifet, të cilat në kontakt me mukozën e stomakut, neutralizojnë acidin e tepërt duke mos lejuar prodhimin e tepërt të lëngjeve./St.Su/Fjala.al

Të fundit

Rutte: Oferta e Trump është një përparim në bisedimet e paqes

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se oferta e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për garanci sigurie...

Pronat e krimit me qira, fitimet për shtetin mbi 100 milionë lekë

Ky apartament luksoz në një zonë rezidenciale në Tiranë jepet me qira vetëm për 55 mijë lekë. Edhe ky apartament në Vlorë. Thirrjet për dhënien...

Detaje nga vdekja e 59-vjeçarit në Bilisht: Nuk bëri asnjë ndërhyrje

Zbardhen të tjera detaje nga vdekja e 59-vjeçarit pasi doli nga një klinikë dentare në Bilisht. Burime për Newsbomb.al bëjnë me dije se 59-vjeçari nuk...

Trump dhe udhëheqësit europianë pozojnë për “foton familjare”

Para se të uleshin në tryezën ku vazhdojnë bisedimet, udhëheqësit evropiane së bashku me peresidentin amerikan kanë pozuar për “foton familjare”. Në foto shihet Trump...

VV për aktgjykimin e Kushtetueses: Vendim arbitrar!

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me konstituimin e Kuvendit. Në një postim në rrjetet...

Lajme të tjera

Web TV