Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Demenca u bën që dyert t’i ngatërroni, ndaj mjeku rekomandon: LEXONI!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Leonard Veizi

 

Treni u nis. Thirrja e fundit për… lexuesit pasionantë.

-Mos harroni librat!

Thirrja duket sikur bëhet nga një mësues i ciklit të ulët për nxënësit e vegjël shkatarraqë, se nuk ka lidhje me një konduktor treni me bilbil në gojë e tabelën bardh e kuq në dorë.

Kjo është një thirrje kujtese. Se ka burra që harrojnë veglat e rrojës por librat i marrin, ashtu siç ka të tjerë që harrojnë librat, por nuk harrojnë kutinë e tavllës.

-Shesh-Besh vëlla, të zura…

Ore ne na ka zënë belaja ti flet anapulla.

Pushimet verore kanë kohë që kanë nisur edhe pse tre javët e gushtit kapin pikën më të nxehtë të tallavasë në shkuma parti, xhiro me skaf dhe eksplorim shpellash karstike.

Vitet e fundit pushimet janë sofistikuar shumë, aq sa Jugu i vendit është kthyer në ëndërr. Si në Dubai, apo si plazhet e lindjes së largme, andej nga Tailanda fjala vjen ose në Bora-Bora. Është rritur mirëqenia, janë rritur shifrat e turistëve që hyjnë nga dogana, po më shumë janë rritur çmimet. Domethënë më lehtë e më me pak shpenzime shkon sot aty ku deri dje dukej krejt e paarritshme, në ishujt Balearë dhe në Majorka. Sot e paarritshme është bërë Himara e Ksamili, por dhe Vlora e Saranda e kanë ngritur qamet pjacën. Dhe shqiptarët kanë marrë arratinë e kanë shkuar në Antalia e Alanian turke.

Nejse, kjo është një pjesë e performancës. Se për tjetër gjë u nisa.

Pushimet janë pushime dhe është e vështirë t’u rekomandosh njerëzve se çfarë duhet të bëjnë me kohën e tyre të lirë, e jo më t’i detyrosh. Fjala vjen t’u thuash që bashkë me pizhamet, të paketojnë në valixhe dhe nja dy-tri libra.

Për atë punë kemi Bibliotekën ne. Pse na ka ngrënë dhia librat që dhe kur ikim me pushime të lexojmë libra. Pse pushime janë ato ku do të të duhet përsëri të vrasësh mendjen e të lexosh. Kur je me pushime, siç i thoshte dhe Tahiri, shoku i Hekuran Romaliut tek filmi “Mao Ce Dun”, është punë stomaku:

-Po qe puna për të ngrënë e për të pirë gati jam unë. Ky është muhabet barku. Aty nuk lodhem fare unë. Jam shumë i zoti unë. 

Po a kalohet e gjithë koha duke luajtur tavëll e pesëkatsh apo duke klikuar mbi celular??? Se të qëndrosh 10 orë në diell, se demek do marrësh rreze të forta në verë që të përballosh dimrin, apo se po bën kurën kundër reumatizmës, sikur nuk shkon. Për më tepër që mjekët këshillojnë hijen pas orës 11.00.

Lexo edhe :  Disa vese antiperëndimore të Greqisë me shqiptarët, që duhen marrë me sportivitet

-Hajde pushime të mbara… i thënçin.

Ndaj ka ca e ca që s’u rri goja rehat e rekomandojnë që në kohën me bollëk të vapës të lexoni dhe ndonjë libër. Mbi të gjitha kjo është dhe një këshillë mjekësore. Këshillë nga ato të vërtetat, jo nga ato që mjekët i bëjnë për të kaluar radhën. Dhe këshilla ka këtë vlerë: Të lexuarit u mban larg demencën.

E dini ç’është demenca??? Atë që kur nuk mban mend gjë ngatërron derën e tualetit me atë të supermarketit… e na bën hatanë.

Kështu thotë dhe shkenca, nëse e besoni edhe atë. Se plakja vjen shpejt e do harroni se ç’keni ngrënë për mëngjes, ndaj do t’i suleni drekës me kokë. Ndërsa leximi ua mban mendjen më të freskët. Dhe nuk ka nevojë më tashmë që të merrni libra nga shtëpia. Jo, se u rëndohen çantat dhe makina. U mjaftojnë kolitë me birra e freskuese me gaz dhe sidomos sallameritë e paketuara. Libra mund të blini kudo që të shkoni, se kudo do ta gjeni ndonjë bukinist në ndonjë bordurë, që mundohet të joshë njerëzit me kopertinat e librave.

-Merr një libër të Saramagos… se është dhe Nobelist, jo për gjë.

Sa me nge e paske byrazer?! Vapa po na i vë flakën mjekrës, t’i kërkon të ndezësh cigaren.

Po cili është raporti i lexuesve me librin sot?

Nuk ka më raport, mos u lodhni kot. Lexuesit tradicionalë e besnikë janë pakësuar ndjeshëm. Në Shqipëri ndodh të ketë tregues kaq negativ, se në vendet e zhvilluara flitet ndryshe. Ndaj dhe një plazhist symprehtë hodhi një status në rrjetet sociale ku thosh: Bashkë me numrin e turistëve është rritur dhe numri i lexuesve, por jo shqiptarë.

Dhe kjo tregon shumë.

Në Tiranë një nga libraritë më të rëndësishme prej kohësh është jashtë funksionit. Ende nuk e dimë të saktë nëse ka falimentuar apo është në një rikonstruksion. Edhe pse nuk ka një lajm të saktë sërish prej kohës, kjo librari model e Tiranës mungon për ata që kanë dëshirë qoftë dhe të vërdallosen duke lexuar pak faqe aty nëpër rafte, dhe që shpenzojnë kohë shumë më tepër se sa të tjerët që kanë më shumë dëshirë të vërdallosen në korridoret e supermarkatave duke shqyer sytë tek çmimet e llokumeve, e tollumave

Të fundit

Kafe turke për një jetë të gjatë? Njihuni me disa fakte interesante

Çdo ditë, amvisat shqiptare përballen me mëdyshje, sfida dhe punë. Përpara se të përballen me këto sfida, tradita e...

A duhet të trajtohen tek dentisti dhëmbët e qumështit?

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur...

Flakët godasin Los Anxheles, mbi 10 mijë njerëz evakuohen nga banesat e tyre

Mbi dhjetë mijë njerëz u urdhëruan të evakuohen nga komunitetet në veriperëndim të Los Anxhelosit, pasi erërat e forta sezonale çuan një zjarr të...

“Emili”, filmi shqiptar që bashkon Luiza Xhuvanin dhe Arta Dobroshin

Dy gra që intepretohen nga Luiza Xhuvani dhe Arta Dobroshi vihen përballë zgjedhjes për të ardhmen ndërsa dhuna ka tronditur familjen e tyre. Filmi...

5 arsyet pse duhet të zgjidhni një mëngjes të kripur dhe jo të ëmbël

Bota është e ndarë në dy pjesë, janë ata që preferojnë të konsumojnë një mëngjes të ëmbël dhe pak rëndësi ka nëse është një...

Lajme të tjera

Web TV