Avokati i Emiliano Shullazit, Vladimir Meçe ka reaguar sërish sot në lidhje me vendimin e Drejtorisë së Burgjeve dhe Ministrisë së Drejtësisë për të izoluar klientin e tij.
Meçe shprehet se Shullazi mbahet padrejtësisht i izoluar dhe duhet të rishikohet ligji që aplikohet. “Padrejtësia u bë shumë e madhe, i kam dërguar letër Metës, Ruçit dhe Ramës”, shprehet Meçe.
“Nuk është asnjëherë e vonuar apo e tepërt të pranohet që ekzistojnë mangësi në një proces të hartimit e zbatimit të ligjit, apo që nuk janë marrë në konsideratë Aktet e marrëveshjet ndërkombëtare.
Aq më tepër nuk është e vonuar apo e tepërt të rishikohet një gjendje e caktuar ligjore apo edhe e mënyrës së aplikimit të ligjit, kur kjo është në funksion të humanizmit, drejtësisë, barazisë para ligjit dhe distancimit nga politika që shpien në trajtime çnjerëzore, degraduese e me tipare të torturës”, thuhet ndër të tjera në letër.
Avokati Shullazit by Fjala.al on Scribd