VIDEO/Pamjet rrëqethëse brenda spitalit Covid 2, Manastirliu: Mos rrezikoni jetën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka shpërndarë një video të situatës që është aktualisht brenda spitalit universitar “Shefqet Ndroqi” ose COVID2, ku ka një fluks në rritje të pacientëve të prekur nga virusi i rrezikshëm si dhe të rasteve të dyshuara që po marrin trajtim në këtë spital.

Ministrja Manastirliu ka apeluar për respektimin e rregullave të distancimit fizik, vendosjen e maskës dhe kujdesit për higjienën, për të frenuar COVID19.

“Mos rreziko jetën tënde dhe të njerëzve më të dashur! Të gjithë bashkë, t’i japim një dorë mjekëve dhe infermierëve ?”, shkruan Manastirliu ne rrjetet sociale.

Shefja e Shërbimit të Pneumologjisë, prof. Silvana Bala ka bërë një apel për qytetarët: “Asnjëherë mos mendoni që kjo sëmundje është e lehtë.

Është shumë e rëndë. Këta persona që shihni këtu, kanë qenë të shëndoshë, por në një moment, janë në vështirësi me jetën”, tha prof. Bala./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Rama takim me shqiptarët në Athinë me 12 maj, Mitsotakis: Nuk vjen si i ftuar i qeverisë

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka folur për vizitën e Edi Ramës në Greqi më 12 maj, ku pritet të...

Media italiane: Shqipëria, mes 15 destinacioneve me plazhet më të bukura në Evropë

Cilat janë plazhet më të bukura në Evropë? Ne ju sugjerojmë 15 destinacionet më të bukura për të zbuluar këtë verë, sipas një artikulli...

Rithemelimi s’do marrë pjesë në Komisionin e Dezinformimit! Bardhi: Iu urojmë suksese

Grupi i Rithemelimit nuk do të marrë pjesë në Komisionin e Dezinformimit. Qëndrimi është bërë publik nga Gazment Bardhi, i cili në konferencë me...

Rivali i Metës për President të Partisë së Lirisë, Faik Basha merr postin e rëndësishëm

Pak ditë pasi ishte kundërshtar i Ilir Metës në zgjedhjet brenda Partisë së Lirisë, Faik Basha është zgjedhur sekretar i kësaj partie për çështjet...

Nasa bën turneun e parë brenda vrimës së zezë

Një nga objektet më misterioze në hapësirë ​​janë vrimat e zeza gjigante që ekzistojnë në qendër të pothuajse çdo galaktike në univers dhe askush...

Lajme të tjera

Web TV