Atentati në Shkodër/ Viktima ka qenë futbollist, policia identifikon autorin (EMRI)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Arma kërciti sërish mbrëmjen e djeshme në Shkodër. Qyteti verior u trondit nga një tjetër atentat mafioz. Gledis Kraja, 23-vjeç, u ekzekutua me breshëri automatike, teksa ndodhej në makinën e tij në lagjen “Qafë Hardhi”.

Mësohet se Kraja, i lindur në Lezhë, në të kaluarën ka qenë edhe futbollist, teksa rezulton aktiv në faqen e Federatës Shqiptare të Futbollit.

Nga të dhënat rezulton se 23-vjeçari në vitin 2013 ka qenë pjesë e klubit të Vllaznimit të Shkodrës, duke luajtur në nivele amatore, kryesisht në kampionatin e të rinjve.

Ndërkohë, burime bëjnë me dije se policia ka identifikuar autorin e ngjarjes. Bëhet fjalë për shtetasin Sebastian Smakaj, i cili  tashmë është shpallur në kërkim nga uniformat blu. Mësohet se vëllai i vogëli Sebastian Smakajt, i cili dyshohet si autor i ngjarjes, ishte shok me viktimën, Gledis Kraja.

Ende nuk dihen shkaqet e këtij atentati të rëndë që ka tronditur qytetin verior./En.Br./Fjala.al

Të fundit

Berisha konfliktohet hapur me Këlliçin, arsyeja është SPAK

Mes Sali Berishës dhe ‘besnikut’ të tij Belind Këlliçi duket se ka nisur një përplasje, që nuk ka mbetur...

Elsa dhe Fredi bëhen bashkë sërish!

U shkrua rreth 40 vjet më parë nga Adelina Balashi. Vështirë të besosh se një punim diplome do të kthehej në një nga komeditë...

Aktori rikthehet nga emigrimi, por vendos të… largohet sërish

Aktori dhe regjisori Vladimir Doda është pushuar nga puna si pjesë e trupës së Teatrit Migjeni në Shkodër, fill pas largimit të Simon Shkrelit,...

1980 – Vdes Hitchcock: Mjeshtri që ndryshoi përgjithmonë kinemanë

Më 29 prill 1980, në moshën 80-vjeçare, ndërroi jetë Alfred Hitchcock, një nga regjisorët më të mëdhenj dhe më me ndikim në historinë e...

Nuk mjafton që Berisha të japë dorëheqjen. Pyetja është: “a do të ketë garë në PD?”

Edhe nëse Sali Berisha jep dorëheqjen si kryetar i PD, nuk është ndonjë lajm domosdoshmërisht i shkëlqyer për demokratët. Dilema nuk është vetëm dorëheqja...

Lajme të tjera

Web TV