Sevilla-Inter do të jetë finalja e Europa Leagua, e cila do të luhet më 21 gusht në Këln të Gjermanisë.
Zikaltërit e drejtuar nga Antonio Konte kanë arritur të fitojnë me rezultatin e thellë 5-1 përballë Shakhtar Donetsk, duke u rikthyer pas 10 vitesh në një finale të madhe të futbollit evropian.
Italianët dominuan gjatë gjithë ndeshjes. Dopieta e Lautaro Martinez dhe e Romelo Lukakut, si dhe goli i Dambrosios me kokë, i dhanë triumfin zikaltërve.
Inter është favoriti kryesor për ta fituar këtë trofe, por nuk do ta ketë aspak të lehtë përballë Sevilla-s, “eksperte” e këtij kompeticioni, e cila ka arritur të fitojë 5 trofe nga 5 finale të luajtura./En.Br./Fjala.al