Bill Gates bën parashikimin e fortë: Koronavirusi do të zhduket në fund të vitit 2021, miliona njerëz do humbin jetën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bill Gates ka parashikuar pandeminë e koronavirusit pesë vite më parë dhe së fundmi ai ka bërë një tjetër deklaratë të fortë. Sipas Gates, pandemia që deri më tani ka vrarë mbi 786 mijë njerëz, do të mbarojë në fund të vitit 2021.

Ky parashikim i frikshëm i Gates vjen në një kohë kur shumë shtete janë goditur rëndë nga Covid-19 dhe ekonomia e tyre ka rënë ndjeshëm.

Filantropi amerikan ka deklaruar së fundmi se deri kur pandemia të marrë fund, miliona njerëz do të vdesin kryesisht në vendet në zhvillim, teksa deri më sot numërohen të paktën 786 mijë viktima.

“Shumica e vdekjeve do të shkaktohen jo nga pandemia në vetëvete, por nga sforcimi i sistemit shëndetsor, në vendet me ekonomi të dobët. Gati 90% e vdekjeve do të shkaktohen jo drejtpërdrejtë nga koronavirusit.”- ka thënë Gates.

Ai ka thënë se fundi i këtij virusi vdekjeprurës do të jetë në 2021, një kohë e mjaftueshme sipas Gates për krijimin e një vaksine të sigurtë dhe imunizimin e pjesës më të madhe të popullsisë botërore.

“Nga fundi i vitit 2021, një vaksinë mjaftueshëm efektive mund të jetë e përdorshme masivisht. Një pjesë e madhe e popullsisë globale do të mund të imunizohet për të ndërprerë përparimin e pandemisë.”- ka deklaruar ai. Ka.Li/fjala.al

Të fundit

Ajola Xoxa reagon sërish: Kam dhënë shpirtin për “Harabelin”

Bashkëshortja e kryebashkiakut Erion Veliaj, Ajola Xoxa ka komentuar dhe njëherë akuzat ndaj saj në lidhje me ‘Harabel’, që...

“Do shkrij SPAK-un”, Bamir Topi për deklaratën e Berishës: S’ka shans

Ish-Presidenti Bamir Topi ka reaguar ndaj kërcënimeve të bëra për shkrirjen e SPAK, duke i cilësuar ato si deklarata politike që kanë për qëllim...

A ka dështuar marrëveshja e migracionit Itali-Shqipëri?

Gjithçka i është rikthyer normalitetit në Gjadër dhe Shëngjin. Një vit pasi parlamenti shqiptar votoi pro marrëveshjes së debatueshme të migracionit me Italinë,  as...

A është Gjermania në prag të një kthese politike?

Më 23 shkurt zhvillohen zgjedhjet e parakohshme për Bundestagun. Migracioni dhe ekonomia kanë qenë temat kryesore të fushatës. CDU/CSU kryeson në sondazhe dhe premton...

“Hap sytë”/Surprizë për Eglin nga motra e saj. Çfarë i tha ajo?

Një moment emocionues ndodhi gjatë spektaklit Prime të kësaj të shtune në “Big Brother VIP 4”, ku Egli u takua me motrën e saj,...

Lajme të tjera

Web TV