Tirana luan sot përballë gjeorgjianëve të Dinamo Tbilis, për fazën e parë eliminatore të Ligës së Kampionëve. Dueli mes kampionëve të Shqipërisë dhe atyre të Gjeorgjisë do të nisë në orën 19:00, në stadiumin “Boris Paçadze”, “shtëpia” e klubit gjeorgjian.
Luhet me tek ndeshje dhe bardheblutë do të hyjnë në fushën e blertë me synim kualifikimin, teksa kundërshtari cilësohet i barabartë.
Trajneri Emanuel Egbo, duket se e ka të qartë 11-shen titullare që do të hedhë në fushë, ku nga minuta e parë pritet ta nisin dhe dy nga afrimet e kësaj vere. Bëhet fjalë për Filip Najdovskin që do të marrë vendin e Muçës në qendër të mbrojtjes, ndërsa në krah të djathtë, Toli do të kërkojë të mbushë hapësirën e lënë nga Albi Doka. Sulmin pritet ta udhëheqë talenti Ernset Muçi, me Kobinah, Torasa dhe Kale prapa tij. Mesfushori Idriz Batha do të mbajë shiritin e kapitenit për bardhebluve.
Nëse arrin të kualifikohet për më tej, Tiranën e pret një kundërshtar i frikshëm si Crvena Zvezda e Beogradit, e cila ditën e djeshme triumfoi me rezultatin 5-0 ndaj ekipit nga Gjilbratari, Europa Fc./En.Br./Fjala.al