MERKATO/Konfirmohen 4, pritet një portier dhe synohet kampioni i dyfishtë i Suedisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vllaznia është përfshirë ethshëm në merkato, sikundër e konfirmoi posaçërisht për Fjala.al presidenti i saj, Alban Xhaferi. Dhe pas Ardit Krymit, Herald Markut, futbollistit Ardit Hoxhaj, që sezonin që u mbyll luajti tek Flamurtari, por edhe një futbollist maqedonas, Aleksandar Isaevski, që ka luajtur në Bullgari, mësohet se, për portën, vijojnë kontaktet me malazezin Bojan Zogoviç, i cili pritet të vijë të enjten në Shkodër për të konkretizuar marrëveshjen.

Siç dihet, i riu Alen Sherri kërkoi largimin nga Vllaznia dhe mori dritën jeshile nga klubi për të firmosur me Laçin. Ndërkohë, nga ana tjetër, mësohet se për kuqeblutë ka rënë pista e Nazmi Gripshit. Mesohet se shuma financiare që kërkon lojtari dhe ajo që mund të ofrojë Vllaznia janë shumë larg. E njëjta gjë edhe me Dejvi Bregun, i cili është kontaktuar disa javë më parë, por ka refuzuar. Ndërkohë, burime në klubin shkodran kanë zbuluar se Vllaznia po synon një tjetër blerje të bujshme.,

Emri më i ri që ka dalë në skenë është ai i sulmuesit kosovar që luan në Suedi, Dardan Rexhepi. Një sulmues shtatlartë, Rexhepi ka luajtur me përfaqësuesen e Nën-21-vjeçarëve të Suedisë dhe vjet e mbylli sezonin me Norrbin, në divizioni i dytë suedez, 1 m e 90 cm i lartë, futbollisti që presin shkodranët është në aktivitet dhe deri më tani ka shënuar 2 gola me skuadrën e tij. 28-vjeçari ka luajtur në 12 ndeshje në kampionat, por vetëm tre prej tyre i ka nisur nga fillimi.

Në të shkuarën, sulmues i lindur në Prishtinë ka luajtur me Malmoen dhe ka fituar dy herë titullin “kampion” të Suedisë. Bromapojkarna, Hakeni, Gaisi i Stokholmit janë ekipet e tjera me të cilat ka luajtur në Suedi, shtatlarti i sulmit. Në Shqipëri Rexhepi është bërë i njohur edhe prej faktit që ka miqësi me Zllatan Ibrahimoviçin. Ky futbollist do të ishte një tjetër përforcim cilësor për skuadrën e Vllaznisë, e cila premton të vendosë një standard të lartë sa u përket lojtarëve, standard që ka nisur me trajneri gjerman.

Lexo edhe :  E fundit/ Real Madrid bllokon marrëveshjen e Ancelottit me Kombëtaren e Brazilit

La.Mi/Fjala.al

Të fundit

Irani teston raketën që nuk mund ta ndalë asgjë

Irani ka thënë se e ka testuar “suksesshëm” një raketë të re balistike, duke pretenduar se ajo mund të...

“SHBA t’i merr paratë dhe të këput kokën”/Rama: Berisha e di pse është shpallur non grata

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN,  komentoi përpjekjet e Partisë Demokratike për të lobuar në SHBA kundër shpalljes...

Idrizi: Fredi Beler do të turpëronte çdo parti politike po ta kishte

Shpëtim Idrizi komentoi në Debat dhe praninë e eurodeputetit Fredi Beleri, në takimet e zhvilluar nga Sali Berisha në Himarë apo dhe Greqi. Për kreun...

Basha poston video me Ramën duke vjedhur qytetarët

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka postuar një video te realizuar meinteligjencë artificiale, ku shfaqet Rama duke vjedhur qytetarët dhe disa nga...

Tatimi mbi pagat “mbush” arkën e shtetit

Buxheti i shtetit ka arkëtuar 181.1 miliardë lekë në deri në mars të këtij viti. Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave, nxjerrin në pah...

Lajme të tjera

Web TV