“Mos e bofshi pikën e hajrit”, revolta e këngëtarit shqiptar në plazhet e jugut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në fakt, kemi parë që edhe gjatë viteve të tjera plehrat e hedhura vend e pa vend nga shqiptarët vijnë dhe i mbledhin turistët e huaj në vendin tonë.

Në mungesë të tyre, këtë vit duket se kjo problematikë  është bërë edhe më shqetësuese.

Edhe këngëtari Landi Hysi, i cili u bë i famshëm nga grupi “West Side Family” po kalon pushimet në bregdetin e jugut, prej nga ku i revoltuar u shpreh se ne nuk bëhemi më si vend.

Këngëtari ka postuar disa foto në llogaritë e tij sociale duke reaguar ashpër ndaj disa njerëzve që kanë festuar në jug e i kanë lënë mbeturinat në bregdet.

“Mos ardhshi më këtu e mos e bofshi pikën e hajrit asgjëkundi me këtë sjellje!! Derra e dosa”, thotë ai teksa tregon me gisht edhe vendin e mbeturinave.

“Shqipëria është një vend i bukur por me sjellje të tilla nuk kemi për të shkuar asgjëkundi”- shprehet ndër të tjera Landi Hysi.

Në fund ai përdor edhe fjalën ‘legena’ për ata që nuk dinë të sillen, duke penalizuar kështu një pjesë të mirë të shoqërisë shqiptare, e cila vepron ndryshe./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Në prag të ditës finale, a do të fitojë PS në 11 Maj? Ja si përgjigjet Edi Rama

Kryeministri Edi Rama u përgjigjet live pyetjeve të adresuara në platformat sociale, teksa ndodhet në makinë rrugës për një...

Krimet zgjedhore/ SPAK: Janë administruar 123 kallëzime, 35 prej tyre në hetim!

SPAK bën me dije se janë administruar 123 materiale kallëzuese, ku 35 prej tyre kanë kaluar në fazën e hetimit. Krimet Zgjedhore - 123 materiale...

Studim: Fëmijët e marrin inteligjencën nga nëna dhe jo nga babai

Nuk ka një studim të vetëm që konfirmon përfundimisht se inteligjenca trashëgohet kryesisht nga nëna. Megjithatë, disa kërkime kanë sugjeruar se gjenet e inteligjencës...

Krimet zgjedhore/ BKH dhe Policia kontrolle në disa zona të Shkodrës

Ndërsa tre ditë na ndajnë nga procesi zgjedhor për parlamentaret 2025, strukturat speciale BKH në bashkëpunim me Policinë e Shkodrës kanë ndërmarrë zhvillim e...

80 vjet pas luftës: A po distancohet SHBA nga Europa?

Më 8 Maj 1945 kapitulloi Wehrmacht-i (Ushtria e Gjermanisë naziste). Lufta e Dytë Botërore, që nisi më 1 shtator 1939 me invazionin gjerman në...

Lajme të tjera

Web TV