Mjeku i kthehet deputetit mjek Enver Roshi: Na trego sa kushtoi mjekimi në Turqi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti Enver Roshi, i cili u prek nga Covid 19, u dërgua për mjekim në Turqi disa kohë më parë.

Ai u shtrua fillimisht në repartin e terapisë intensive në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ndërkohë që më pas udhëtoi drejt Turqisë për mjekim më të specializuar.

Një ditë më parë u dha dhe lajmi i mirë se deputeti Roshi ka dalë fitimtar ndaj këtij virusi, ndërsa në adresë të tij kanë qenë të shumta urimet që i janë dhënë.

Mes tyre është edhe mjeku Roland Shuperka i cili duke i uruar jetë të gjatë pas fitimit të kësaj lufte me Covid, ai ka dhe kritika ndaj kolegut të tij.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Shuperka i rendit disa pika deputetit Roshi ku i kërkon llogari pse jeta e tij vlen më shumë se e të sëmurëve të tjerë që kurohen në spitalet tona, sa kushtoi kurimi atje, udhëtimi me charter, si dhe i kërkon të falënderojë taksapaguesit shqiptarë për shpenzimet në Turqi.

Postimi i plotë:

“Jetë të gjatë Enver!”

Sot nga media morëm lajmin që deputeti Enver Roshi ka dalë fitimtar ndaj coronavirusit dhe për më tepër “si mjek, profesor dhe politikan, (ai) shpreh mirënjohjen e thellë për cilësinë e trajtimit në spitalin turk”, ku u kurua pas vetëm një ditë qëndrimi në spitalin tonë (shqiptar).

Duke i uruar jetë të gjatë, por si politikan, ti Enver ke detyrimin kushtetues të transparencës, prandaj natyrshëm lindin këto pyetje dhe konstatime:

Një. Sa kushtoi kurimi në spitalin turk, duke përfshirë edhe transportin charter dhe kush i pagoi këto kosto?

Dy. Si mjek dhe profesor: Pse jeta juaj qenka më e vlefshme se jeta e atyre qindra qytetarëve të tjerë, ndërmjet të cilëve edhe mjekë e pedagogë të njohur, që vdiqën nga COVID-i në spitalet tona (shqiptare)?

Lexo edhe :  Trump bën gafë: Solla paqen mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit

Tre. Enver, ti duhet të falenderoje taksapaguesit shqiptarë dhe kryeministrin Rama, i cili aq shumë bën për deputetët e opozitës.

Katër. Ti, Enver, na qënke më i mirë se qytetarët e këtij vendi që po trajtohen në spitalet tona?/Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Elon Musk ngre padi ndaj Apple dhe OpenAI: Po pengojnë konkurencën

Dy kompanitë e Elon Musk, startup-i xAI dhe platforma e rrjeteve sociale X kanë ngritur një padi kundër Apple...

Media italiane: Shqipëria, një mit që duhet rrëzuar

Bukuritë e vendit tonë kanë tërhequr shumë të huaj për të vizituar Shqipërinë ndërsa edhe mediat e huaja i kanë kthyer sytë drejt nesh....

Trump paralajmëron: Nëse Rusia nuk pranon paqen, do ketë pasoja serioze

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se mund të ketë pasoja shumë serioze për Rusinë nëse kjo e fundit nuk e ndal luftën...

E mitura shqiptare u mbyt në pishinë! Lirohen prindërit dhe gjyshi

Autoritetet greke kanë vendosur të lirojnë me kusht prindërit dhe gjyshin e vajzës së mitur shqiptare, e cila humbi tragjikisht jetën pak ditë më...

Mero Baze: E vetmja mënyrë që Lapaj të fitonte, ishte të mos e bënte atë betejë

Adriatik Lapaj humbi sot të drejtën për të marrë mandatin në Kuvend, duke paguar shtrenjtë një manovër formale me listën e mbyllur, të mbushur...

Lajme të tjera

Web TV